HEC Banja

HEC Banja ishte HEC-i i parë që hyri në operim në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit

HEC Banja HPP është zhvilluar në zonën e Qarkut të Elbasanit, në bashkitë Cërrik, Elbasan dhe Gramsh. Projekti trupëzoi ish strukturat e papërfunduara të projektit të hershëm të Banjës. Diga e re argjinature me bërthamë argjile të papërshkueshme është rreth 80 metra e lartë.

Përpara fillimit të ndërtimit, në periudhën 2009-2013, janë realizuar investigime, vrojtime dhe vlerësime intensive të aspekteve teknike, mjedisore dhe sociale.

Aktivitetet e ndërtimit janë zbatuar në periudhën 2013-2016 dhe punimet janë realizuar nga kontraktorë të specializuar ndërkombëtarë dhe kombëtarë.

HEC Banja ka filluar operimet komerciale në vjeshtën e vitit 2016. Ajo shfrytëzon një lartësinë ndërmjet 175 dhe 95 metra mbi nivelin e detit.

Rezervuari, në nivelin më të lartë të rregulluar prej 175 metra mbi nivelin e detit ka një sipërfaqe prej rreth 14 km². Rezervuari shtrihet nga diga deri pranë qytetit të Gramshit. Vellimi i përgjithshëm i rezervuarit është rreth 400 milion m³. Krijimi i rezervuarit filloi në pranverë 2016 dhe niveli maksimal u arrit gjatë vjeshtës 2016.

Centrali përbëhet nga 2 njësi të mëdha turbinash Francis dhe një njësi e vogël turbine Francis me një kapacitet total të instaluar prej rreth  72 MW. Prodhimi mesatar vjetor i energjisë është rreth 255 GWh.

HEC Banja lidhet me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike nëpërmjet një Linje Transmisioni 110 kV prej rreth 12 Km që lidh stacionin e HEC Banjë me Nën-Stacionin e Cerrikut.