HEC Moglicë

HEC Moglicë është hidrocentrali më i madh në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit

HEC Moglicë zhvillohet në zonën e bashkive Maliq, Korçë dhe Gramsh, përkatësisht në Qarkun e Korçës dhe të Elbasanit.

Zbatimi i aktiviteteve të ndërtimit filloi në vitin 2015 dhe është planifikuar të përfundojë në vitin 2019. Punimet zbatohen nga kontraktorë të specializuar ndërkombëtarë dhe kombëtarë.

HEC Moglicë planifikohet të shfrytëzojë një lartësi prej rreth 300 metra ndërmjet lartësive 650 dhe 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo përbëhet nga diga me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi me një lartësi prej rreth 160 metra e lartë, e cila do të jetë një nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Rezervuari planifikohet të ketë një vellim total prej rreth 400 milion m³ dhe një sipërfaqe prej rreth 7.2 km².

Centrali i Moglicës do ta marrë ujin nëpërmjet një tuneli rreth 10.7 Km të gjatë nga rezervuari i Moglicës. HEC Moglicë do të përdorë dy njësi të mëdha turbinash Francis. Kapaciteti i instaluar është planifikuar prej 184 MW me një prodhim mesatar vjetor prej rreth 450 GWh.