Investimet në Rrugë

Statkraft në Shqipëri ka ndërtuar ose përmirësuar 100 Km rrugë në Luginën e Lumit Devoll, në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit

Zëvëndësimi i Rrugëve Nacionale

Për shkak të pamundësisë së Qeverisë së Shqipërisë për të vendosur disa komponente kyç të infrastrukturës në përputhje me përfundimin/progresin e projektit, në vitin 2015, Statkraft mori përsipër disa prej përgjegjësive për ndërtimin e Infrastrukturës Zëvendësuese të prekur nga zbatimi i Projektit Hidroenergjetik të Devollit, me kostot e Qeverisë së Shqipërisë nëpërmjet një skeme rimbursimi.  Kjo përfshinte zëvëndësimin e dy segmenteve të rrugëve nacionale. "Rruga Banja - Gramsh dhe Ura e Trashovicës", 15.5 Km e gjatë në zonën e HEC Banjë dhe "Rruga Zëvendësuese M03, bregu verior i rezervuarit të Moglicës", rreth 15 Km e gjatë në zonën e HEC Moglicë.

Përmirësimi i rrugëve ekzistuese

Statkraft ka investuar nga burimet e veta një shumë të konsiderueshme financiare dhe përpjekje njerëzore për përmirësimin e rrugëve ekzistuese në Luginën e Lumit Devoll, me fokus kryesor kundrejt përmirësimit të rrugës ekzistuese nga Gramshi në digën e Moglicës e cila është rreth 40 Km e gjatë.  Është realizuar gjithashtu mirëmbajtje e rregullt prej përfundimit të saj në vitet 2013/14 për të siguruar një transport të sigurt në këtë segment gjatë fazës së zbatimit të projektit.

Rrugët e Mbështetjes Sociale

Përveç zëvendësimit dhe përmirësimit të rrugëve nacionale, Statkraft ka investuar me burimet e veta në ndërtimin e disa segmenteve rrugore për krijimin e aksesit të përhershëm rrugor në fshatrat e ndodhur në bregun jugor / krahun e majtë të rezervuarëve të Banjës dhe të Moglicës.

Segmentet kryesore rrugore të ndërtuar në kuadër të Programit Social janë "Rruga në Bregun Jugor të HEC Banjë", 11.5 Km e gjatë, që lidh fshatrat përgjatë bregut jugor të rezervuarit të Banjës me qytetin e Gramshit, "Segmentet rrugorë 2A dhe 2B në bregun jugor të rezervuarit të Moglicës", 12 Km të gjatë bashkërisht, që lidhin fshatrat përgjatë bregut jugor të rezervuarit të Moglicës me rrugën nacionale Gramsh-Maliq.

Këto janë zbatuar në kuadër të programit të mbështetjes Sociale në mbështetje të komuniteteve të prekura nga projekti me koston e mbuluar nga Statkraft.