Mekanizmi i Shqyrtimit të Ankesave

Statkraft ka krijuar një Mekanizëm për Shqyrtimin e Ankesave (MShA) për tu siguruar që kushdo që ka ndonjë ankesë apo shqetësim rreth aktiviteteve të zbatimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit të mund të ketë një qasje me menaxhimin e kompanisë dhe të ketë një përgjigje për mënyrën se si kompania do ta adresojë këtë shqetësim apo ankesë

Ky mekanizëm është krijuar duke njohur rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë në të gjitha aktivitetet e ciklit të projektit.

Shqetësimet dhe ankesat e personave të prekur nga projekti dhe palëve të tjera të interesuara mund të bëhen lirisht, dhe do të adresohen në një mënyrë të drejtë, objektive dhe konstruktive. Të gjitha trajtohen në mënyrë konfidenciale për palët e jashtme dhe sipas rastit, mund të trajtohet edhe në mënyrë konfidenciale edhe brenda kompanisë bazuar në natyrën e ankesës/pretendimit.

Statkraft analizon të gjitha ankesat e paraqitura. Nëse Statkraft konstaton se një ankesë nuk është e lidhur me aktivitetet e saj apo nëse Projekti është në përputhje me Standardet Shqiptare dhe ato Ndërkombëtare për të cilat Statkraft është e angazhuar, ne do jua shpjegojmë këtë si verbalisht ashtu edhe me shkrim. Nëse Statkraft konstaton se subjekti i ankesës është rezultat i aktiviteteve të saj dhe nuk përputhet me angazhimet e saj Mjedisore dhe Sociale, ne do ta shqyrtojmë çështjen dhe do ju kontaktojmë për t’ju sugjeruar dhe rënë dakord në një zgjidhje të përshtatshme.

Kjo procedurë aplikohet për aktivitetet e shkuara dhe aktuale.

Raportimi i një Ankese

Mund të na raportoni një Ankesë nëpërmjet:

  • Vizitës në Zyrat e Informimit të Publikut në Gramsh, Banjë ose Moglicë
  • Plotësimin e Formularit të Ankesës në prani të Specialistëve të autorizuar nga Statkraft
  • Kontaktoni Statkraft personalisht ose me telefon dhe planifikoni regjistrimin e Ankesës me Specialistët e autorizuar nga Statkraft
  • Dërgoni një email në adresën: grievance.albania@statkraft.com

Ne do ju kontaktojmë për t’ju dhënë një përgjigje.

Për më shumë informacione klikoni këtu për të shkarkuar Fletëpalosjen e Mekanizmit të Shqyrtimit të Ankesave