Menaxhimi Mjedisor dhe Social

Programi i Menaxhimit Mjedisor dhe Social (MMS) përfshin masat zbutëse mjedisore dhe sociale - jashtë zonave të ndërtimit - për Projektin Hidroenergjetik të Devollit

Këto masa zbatohen paralelisht me ndërtimin dhe operimin e HEC Banja dhe HEC Moglicë.

Zhvilli i programit të detajuar MMS pason një analizë të thelluar të realizuar gjatë Vlerësimit të Ndikimeve Mjedisore dhe Sociale (VNMS) per Projektin Hidroenergjetik të Devollit nga një grup ekspertësh ndërkombëtar dhe kombëtarë.

MMS përbëhet nga tre shtylla kryesore, Mjedisi, Risistemimi dhe Zhvillimi Social të ngritura edhe në bashkëpunim të ngushtë dhe angazhim aktiv me grupet e interesit qoftë në nivel qendror apo vendor.

Ky program zbatohet nëpërmjet parametrave të vendosura në Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social i cili është shpallur publikisht.  Në këtë plan reflektohen qartësisht angazhimet e Statkraft kundrejt mjedisit, familjeve dhe personave të prekura nga projekti lidhur me zbutjen e ndikimeve të projektit dhe promovimi i oportuniteteve për zhvillim në Luginën e Lumit Devoll. Ky plan është shpallur publikisht prej Tetorit 2013 dhe është i gjindshëm nëpërmjet faqes së internetit të Statkraftit në Shqipëri dhe Zyrave të Informimit të Publikut të Statkraft në zonën e projektit.

             • Klikoni këtu për të shkarkuar Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social

Programi i MMS synon të përputhet me Standartet e Performancës së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (International Finance Corporation - IFC) për Qendrueshmërinë Mjedisore dhe Sociale. Qëllimi është kundrejt garantimit që programet e MMS të zbatohen në një mënyrë që të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga projekti të kenë standarde jetese të rivendosura ose të përmirësuara si rezultat e projektit dhe si pasojë të jenë përfitues nga projekti.