Angazhimi i Grupeve të Interesit

Angazhimi i grupeve të interest është thelbësore për programin mjedisor dhe social dhe një aspect kyç në zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve

Statkraft në Shqipëri, nëpërmjet punonjësve, kontraktorëve dhe veprimeve të saj e konsideron veten një pjesë integrale e komuniteteve ku operon dhe është përherë e angazhuar në ofrimin e informacionit për palët e interesuara. Transparenca dhe shpërndarja e informacionit konsiderohen si pjesë esenciale e proceseve të projektit dhe kyç për të arritur sukses.

Statkraft përpiqet të japë informacion të përditësuar dhe në kohë grupeve të interesit dhe palëve të tjera të interesuara në kuadër të praktikave të vendosura për angazhimin e grupeve të interesit.

Për të informuar, angazhuar dhe përshtatur, Statkraft:

  • Organizon Tryeza të Përbashkëta Informuese dhe takime të dedikuara konsultimi me grupet e interesit vendore dhe autoritetet
  • Realizon rregullisht Takime dhe Konsultime me Komunitetin në zonën e projektit më qëllim për të angazhuar dhe informuar komunitetet e prekura në vendin e tyre të jetesës që garanton një pjesëmarrje më të lartë dhe shpërndarje të informacionit
  • Paraqet dhe diskuton dokumente të zhvillimeve madhore me komunitetet e prekura në Dëgjesa Publike
  • Operon Zyra për Informimin e Publikut në Gramsh, Banjë dhe Moglicë
  • Operon një Mekanizëm për Shqyrtimin e Ankesave për të trajtuar ankesat dhe pretendimet e paraqitura lidhur me aktivitetet e projektit
  • Përditëson rregullisht faqen e saj të internetit për të ofruar informacion të përditësuar
  • Publikon materiale informuese lidhur me aktivitetet e projektit në broshura dhe fletëpalosje të cilat janë të disponueshme në Zyrat e Informimit të Publikut 

Qendra dhe Zyra për Informimin e Publikut

Qendra për informimin e Publikut ndodhet në qytetin e Gramshit dhe është hapur që në vitin 2010. Kjo Qendër shërben si burimi zyrtar i informacionit të lidhur me Statkraft për komunitetin vendor dhe qëllimi i saj është t'i ofrojë komunitetit të zonës informacion të lidhur me Statkraft, statusin dhe aktivitetet e planifikuara të projektit, aktivitetet e zbatuara, teknologjinë e hidroenergjisë, etj..

Qendra për Informimin e Publikut është e hapur gjatë gjithë ditëve të punës së javës me adresë në: Lagjja Holta, Gramsh, Shqipëri.

Grupet e interesit dhe kushdo që është i interesuar rreth projektit inkurajohen të vizitojnë Qendrën për Informimin e Publikut, për të marrë informacione, të paraqesin sugjerime, komente, pyetje apo shqetësime, apo të paraqesin Ankesat e tyre lidhur me Projektin Hidroenergjetik të Devollit.

Veç kësaj, Statkraft operon gjithashtu Zyra për Informimin e Publikut pranë zonave të ndërtimit të projektit në Banjë dhe Moglicë, për të lehtësuar aksesin në informacionin dhe praktikat e projektit për komunitetet vendore.

Takime me grupet e interesit

Qendra për Informimin e Publikut është edhe vend-takimi ku Statkraft organizon takime të rregullta me autoritetet vendore dhe grupe të tjera interesi nga zona e projektit.

Takime dhe konsultime me komunitetin

Përveç Qendrës së Informimit të Publikut ne Gramsh, apo Zyrave të Informimit të Publikut në Banjë dhe Moglicë, Statkraft është e pranishme në komunitetet e Luginës së Lumit Devoll me Shërbimin Informues të Lëvizshëm dhe Takime me Komunitetin në fshatrat e prekur nga projekti.