Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social

Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) është një plan i detajuar menaxhimi që përcakton masat konkrete për trajtimin e ndikimeve mjedisore dhe sociale ne zonën e ndikuar nga projekti, PMMS ka përfshirë studime dhe vrojtime të detajuara si edhe konsultime me palët e prekura

PMMS është shpallur publikisht në Tetor 2013 dhe prej asaj kohe është zbatuar në zonën e projektit.  PMMS pritet e përmbyllet me daljen e PMMS për Operimet kur HEC Banja dhe HEC Moglicë të jenë në fazën e operimit.

Angazhimi i Statkraft

Përgjegjësitë mjedisore dhe sociale konsiderohen si pjesë integrale e zhvillimit të projektit. Parimi që ndiqet në këtë kuadër është që familjet e prekura të kenë të njëjtin standard jetese ose më të mirë pas zbatimit të projektit.

            • Klikoni këtu për të shkarkuar Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social