Programi Mjedisor

Programi Mjedisor përfshin masa zbutëse për minimizimin e ndikimeve të projektit në mjedisin natyror, zhvillim i shërbimeve të infrastrukturës mjedisore për shmangien e efekteve negative si ndaj projektit edhe ndaj grupeve kyç të interesit dhe monitorim e parametrave mjedisore

Për shkak të ndarjeve të brendshme të përgjegjësive me organizatën e Statkraft në Shqipëri, programi Mjedisor është i kufizuar në zonat përtej zonave që mbulohen nga aktivitetet e ndërtimit të cilat janë nën përgjegjësinë e njësisë së Projektit për Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin . Ky program zbatohet paralelisht me programin Mjedisor për aktivitetet e ndërtimit të strukturave të projektit të cilat mbulohen nga Plane Menaxhimi Mjedisor të ndryshme që udhëhiqen nga kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e kontraktorëve/ndërtimit.

Programi Mjedisor përfshin aktivitete në zhvillimin e infrastrukturës mjedisore, monitorimin e cilësisë së ujit, pastrimi i zonës së rezervuarëve dhe pyllëzimet. Gjithashtu realizohet edhe monitorimi i biologjisë ujore për të identifikuar ndryshime të reja për shkak të krijimit të rezervuarëve si edhe në rrjedhën e poshtme.

Ndikimet kryesore mjedisore

  • Ndryshimi i regjimit hidrologjik. Kjo do të zbutet me shkarkimet e rrjedhës minimale.
  • Krijimi i rezervuarëve do të shndërroj shtratin e mëparshëm të lumit në mjedis liqenor dhe kjo do të ketë implikime në cilësinë e ujit.
  • Humbja e mëse 800 Ha te zonave të shpërndara pyjore

Masat e detajuara të zbutjes janë përqëndruar në:

  • Ripyllëzimin
  • Monitorimin e cilësisë së ujit
  • Impiant për trajtimin e ujërave të përdorura

Në çështje si trajtimi i ujërave të përdorura, pëfrshirja e Statkraft ka qenë nëpërmjet ofrimit të mbështetjes shtesë me ndërtimin e infrastrukturës mjedisore dhe zhvillimit të një skeme tarifimi për të mundësuar rekuperimin e kostove per shërbimet e operimit dhe mirëmbajtjes. Në këtë kuadër, Statkraft ka mbështetur Bashkinë Gramsh nëpërmjet zhvillimit dhe financimit të studimeve të detajuara rreth sistemit aktual të ujërave të përdorura gjë që rezultoi me financimin nga ana e Statkraft të ndërtimit të një Impianti për Trajtimin e Ujërave të Përdorura në qytetin e Gramshit.

Në kuadër të komponentit të Pyllëzimit të programit Mjedisor në zonën e HEC Banjë janë pyllëzuar 276 Ha. Në zonën e HEC Moglicë janë duke u pyllëzuar 541 Ha.  Një përqindje e konsiderueshme e ketyre sipërfaqeve janë zhvilluar si "pyje sociale" me qëllimin për të mbështetur komunitetet e afërta me rritjen e aksesit tek dru-frutorët dhe arrorët.