Risistemimi

Zbatimi i Projektit Hidroenergjetik të Devollit e ka pasur të nevojshme prekjen e tokës dhe aseteve të tjera në zonën e projektit. Me qëllim për të zbutur ndikimet e këtyre humbjeve në komunitetet lokale, Statkraft zbaton me burimet e veta programin e Risistemimit i cili është krijuar përtej procesit ligjor të shpronësimeve për interes publik me qëllim për t'ju përshtatur standardeve më të larta ndërkombëtare

Kontrata e Koncesionit për Projektin Hidroenergjetik të Devollit e përcakton përgjegjësinë ligjore për risistemimit tek Qeveria e Shqipërisë, në kuptimin e marrjes së pronësisë dhe kompensimin për asetet në pronësi private që preken nga projekti.

Megjithëse Statkraft nuk ka përgjegjësinë ligjore për t'i realizuar këto aktivitete, në kuadër të angazhimeve të Statkraft në projektet ndërkombëtare, ky program është zhvilluar për të mbështetur familjet e prekura në vazhdimin apo përmirësimin e aktiviteteve të tyre për gjenerimin e të ardhurave në zonën e projektit.

Programi i Risistemimit i zhvilluar për Projektin Hidroenergjetik të Devollit përfshin:

  • Zhvendosjen fizike dhe kompensim për strukturat e përhershme në përdorim në tokën e prekur
  • Rehabilitim ekonomik i familjeve të prekura kundrejt rivendosjes së prodhimtarisë së humbur nga humja e tokës, për të përmirësuar (ose të paktën të rivendosen) të ardhurat dhe standardi i jetesës për ata që janë të interesuar t'i bashkohen programeve që zbatohen

Ky program mbulon ndikimet në sheshet e ndërtimit të projektit që përdoren për punimet kryesore civile, kampet e kontraktorëve si edhe të gjithë zonën e prekur nga rezervuarët.

Masat zbutëse identifikohen dhe zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me grupet e interesit përkatës. Programi i Risistemimit është program me pjesëmarrje, në të cilin Familjet e Prekura nga Projekti (FPP) konsultohen dhe angazhohen në planifikim dhe vendim-marrje lidhur me ofrimin e mbështetjes për të cilën ju njihet e drejta e përfitimit nga Statkraft. 

Ky është një proces vullnetar dhe vetëm FPP-të që ju njihet e drejta për të përfituar dhe kanë vullnet të marrin pjesë në këtë program janë konsideruar për t'u mbështetur. Një kërkesë kyç është përfshirja e FPP-ve në të gjitha etapat, dhe pjesëmarrja e tyre aktive për të garantuar një angazhim real në të gjitha aktivitetet që zbatohen.

Hapat e programit të Risistemimit

  • Identifikimi i FPP-ve dhe ndikimeve
  • Inventari socio-ekonomik
  • Konsultim me grupet e interesit të prekura për të arritur një dakordësi të përbashkët për mbështetjen që ofrohet nga Statkraft
  • Konsultime institucionale
  • Konsultime në nivel komuniteti/fshati për shpërndarjen e informacionit rreth ndikimeve dhe përfitimeve
  • Konsultime Individuale me Familjet për zhvillimin e qasjeve të përshtatura ndaj zgjidhjeve që ofrohen në natyrë
  • Zbatimi i mbështetjes së dakordësuar nëpërmjet Mbështetjes së Mjeteve të Jetesës dhe Zëvëndësimit të Infrastrukturës Familjare
  • Zgjidhje në nivel komuniteti
  • Mbështetje individuale për familjet
  • Asistencë teknike
  • Monitorim

Zëvëndësimi i Infrastrukturës Familjare

Statkraft mbështet FPP-të që përdorin struktura banese dhe struktura të tjera që preken nga projekti. Strukturat e banimit kompensohen bazuar në zëvëndësim të banesës së prekur. Në këtë kuadër, Statkraft ka ndërtuar më shumë se 50 banesa zëvëndësuese në zonën e projektit për familjet e prekura.

Strukturat e tjera në përdorim (kasolle për kafshët, magazina, apo godina në përdorim) kompensohen bazuar në një vlerë fikse për metër katror për të ndihmuar në zhvendosjen e tyre, dëmtime të mundshme gjatë transportit dhe rindërtimi në një vendndodhje tjetër.

Mbështetja dhe Zhvillimi i Mjeteve të Jetesës

Komponenti i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Mjeteve të Jetesës synon të mbështesë të ardhurat dhe standardin e jetesës të përdoruesëve aktualë të tokës (pavarësisht të drejtës së pronësisë formale të tokës) që kanë ndikim të qënësishëm nga projekti në mjetet e tyre të jetesës (>10% e aseteve që gjenerojnë të ardhura),  bazuar në informacionin e mbledhur gjatë inventarit socio-ekonomik.

Është e rëndësishme të theksohet se mbështetja suplementare që ofrohet nga programi i Mbështetjes dhe Zhvillimit të Mjeteve të Jetesës jepet si mbështetje në natyrë për aktivitete që gjenerojnë të ardhura (bujqësi, blegtori, biznes dhe të tjera) me angazhimin aktiv të FPP-së dhe jo nëpërmjet kompensimit direkt me para. Mbështetja përshtatet sipas kapaciteteve, nevojave, interesave dhe humbjeve faktike.