Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social

Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social për Projektin Hidroenergjetik të Devollit ka nisur në fillim të vitit 2010 dhe është përfunduar në vjeshtën e vitit 2011 me marrjen e Lejes Mjedisore nga Qeveria e Shqipërisë

Me qëllim për të pasur informacionin më të plotë dhe të detajuar, janë angazhuar konsulentë të pavarur ndërkombëtarë dhe kombëtarë për realizimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS). Ky vlerësim është realizuar në përputhje si me legjislacionin shqiptar ashtu edhe me standardet ndërkombëtare.

VNMS ishte një vlerësim i pavarur të ndikimeve të mundshme të Projektit Hidroenergjetik të Devollit të propozuar dhe shërbeu për të:

  • Identifikuar dhe vlerësuar ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale (pozitive dhe negative) në zonën e influencës së projektit
  • Propozuar masa për të shmangur, apo kur shmangia nuk ishte e mundur, zbutjen apo kompensimin e ndikimeve negative në komunitetet e prekura dhe mjedisin
  • Garantimin e konsultimit të përshtatshëm me komunitetet e prekura rreth problematikave që kanë ndikim të mundshëm tek ta

Si pjesë e procesit të VNMS, Përmbledhja Ekzekutive e Draft Raportit të VNMS është publikuar dhe janë mbajtur Dëgjesa me Publikun në Shtatorin e vitit 2011. Gjatë këtyre Dëgjesave me Publikun të mbajtura në Gramsh dhe Moglicë, janë prezantuar gjetjet e vlerësimeve dhe janë diskutuar me publikun e gjerë. Në Dëgjesat me Publikun kanë marrë pjesë më shume se 1.300 persona.

Pas diskutimeve me publikun është përgatitur raporti përfundimtar i VNMS-së, i cili ka integruar feedback-un e grupeve të interesit. Raporti përfundimtar i VNMS ka qenë baza për marrjen e Lejes Mjedisore.

VNMS ka shërbyer gjithashtu si bazë për përgatitjen e Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social për zbutjen e ndikimeve të identifikuara të projektit.