Zhvillimi Social

Programi i Zhvillimit Social përbëhet nga aktivitete zbutëse dhe ndërhyrje shtesë për mbështetjen e komuniteteve lokale. Ky program synon të minimizojë si risistemimin ashtu edhe ndikimet në mjedis nga projekti nëpërmjet një game të gjerë aktivitetesh të orientuar kundrejt institucioneve publike dhe komuniteteve të prekur nga projekti në tërësi

Ky program zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me grupet e ineresit që preken nga këto aktivitete dhe përbëhet nga disa komponentë, të tillë si:

  • Zhvillimi i Infrastruktursë
  • Shëndetësia
  • Arsimi

Programi është fokusuar kryesisht në zhvillimin e zgjidhjeve të infrastrukturës publike të cilat përveçse zbusin ndikimet e projektit i shërbejnë një zone më të gjerë dhe më shumë komuniteteve. Ndikimi i këtyre aktiviteteve i shërben një të mire më të madhe dhe ndihmon në përmirësimin e standardit të jetesës të komunitetit në tërësi.

Në kuadër të këtij programi janë ndërtuar dhe përmirësuar më shumë se 25 Km rrugë.  Veç kësaj, janë ndërtuar dhe përmirësuar edhe asete të ndryshme infrastrukture në zonën e projektit.

Si pjesë e këtij programi, Statkraft ka mbështetur vazhdimisht ndërtimin e kapaciteteve synuar si kundrejt autoriteteve ashtu edhe ndaj popullësisë vendore për rritjen e njohurive dhe aftësive duke punuar afër me partnerë lokalë si në zhvillimin ashtu edhe në zbatimin e këtyre aktiviteteve.

Janë realizuar fushata ndërgjegjësimi dhe iniciativa promovuese për rritjen e kuptimit të problematikave që lidhen me qendrueshmërinë mjedisore, shëndetin, higjenën, si edhe pritet që këto iniciativa të vijojnë në të ardhmen në kuadër të strategjisë së përmirësimit të aftësive për jetën.

Programi i Zhvillimit Social ka trajtuar gjithashtu Burimet Kulturore Fizike, duke garantuar që objektet me vlera kulturore, fetare apo arkeologjike të trajtohen në mënyrën më të përshtatshme sipas traditave lokale / legjislacionit në fuqi.