Planifikimi dhe Punimet Përgatitore

Historik i shkurtër i aktiviteteve kryesore gjatë fazes së planifikimit dhe punimeve përgatitore për Projektin Hidroenergjetik të Devollit

2008

  • Nënshkrimi i Kontratës së Koncesionit për Projektin Hidroenergjetik të Devollit ndërmjet Statkraft, EVN dhe Qeverisë Shqiptare

 2009

  • Kontrata e Koncesionit për Projektin Hidroenergjetik të Devollit u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar
  • Fillim i Fazës Para-Ndërtimore

 2009 – 2013

  • Zbatimi i investigimeve intensive, vrojtime dhe vlerësime për aspektet teknike, mjedisore dhe sociale të zhvillimit të projektit
  • Përditësim i Skemës së Projektit i cili është pranuar nga Ministria Shqiptare për Energjinë
  • Janë marrë lejet e zhvillimit dhe ndërtimit
  • Janë marrë të drejtat e aksesit në tokë për zonat e prekura nga projekti
  • Përfundim i punimeve të sigurisë dhe punimet përgatitore në Digën e Banjës
  • Përmirësim i infrastrukturës rrugore ndërmjet Gramshit dhe Moglicës
  • Realizuar 3 dëgjesa publike në shkallë të gjerë në zonën e projektit për të informuar dhe angazhuar komunitetet vendore rreth zhvillimit të projektit
  • Realizuar inventarizime të detajuara të Familjeve të Prekura nga Projekti dhë përfunduar Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social

Në vitin 2013 filloi faza e ndërtimit me HEC Banja.