Deputetë të Parlamentit të Shqipërisë vizitojnë sheshin e ndërtimit të HEC Moglicë

12.06.2018 | lajme

Në 12 qershor, kryetari dhe anëtarë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit të Parlamentit Shqiptar vizituan sheshin e ndërtimit të HEC Moglicë

Deputetët u pritën nga Z. William Burstrom, Drejtori i Projektit të HEC Moglicë, si edhe nga Z. Ronald Storhammar, Menaxher i Lartë i Financave.

"Kemi ardhur për t'u informuar rreth progresit të projektit, si edhe të mirëpresim trajtimin e shqetësimeve të Statkraft-it, nëse ka, në mënyrë që të mbështetim zhvillimin e mëtejshëm të këtij projekti strategjik", deklaroi Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit.

Drejtori i Projektit dha një prezantim të detajuar rreth progresit aktual të punimeve të ndërtimit të HEC Moglicë; aktivitetet mjedisore dhe sociale, si edhe statusin e ndërtimit të rrugëve zëvendësuese, i cili u pasua nga një sesion frutdhënës diskutimesh me Deputetët.

Pas marrjes së trajnimit bazë për rregullat e sigurisë në punë dhe shëndetit, vizita vazhdoi në sheshin e ndërtimit të digës së Moglicës.

Diga e Moglicës do të jetë 160 metra e lartë, gjë që e bën një nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Centrali ndodhet nëntokë dhe lidhet me rezervuarin nëpërmjet një tuneli prurje rreth 10.8 Km të gjatë. Kapaciteti i instaluar i centralit do të jetë 184 MW, i cili pritet të prodhojë rreth 450 GWh/vit.

Punimet e gërmimit në tunel pothuajse kanë përfunduar, ndërsa punimet në digë vazhdojnë me shpejtësi të kënaqshme. 260 milion euro janë investuar në HEC Moglicë deri tani me punësimin e rreth 1400 punonjësve.