Organizohet tryezë informuese me autoritetet rreth Planit të Emergjencave të HEC Banjë

12.01.2018 | lajme

Në kuadër të Planit të Emergjencave të HEC Banjë, Statkraft organizoi një takim koordinues me autoritetet për të diskutuar dhe koordinuar Planin e Njoftimit të rasteve të Emergjencave në rrjedhën e poshtme të Banjës

Plani synon të parandalojë dhe/ose kufizojë pasojat e padëshirueshmë, në rast të situatave të emergjencës nga përmbytjet.

Takimi u mbajt pranë ambienteve të HEC Banjë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga 10 Bashki dhe Prefektura.

Gjatë takimit u prezantuan dhe diskutuan tre skenare kryesore të mundshme të shkarkimeve të mëdha nga HEC Banjë. Gjithashtu, u prezantua Plani i Emergjencave të HEC Banjë me harta GIS të simulimeve të zonave të prekura.

Rezervuari i HEC Banjë ka sipërfaqe totale prej rreth 14 km2, me vëllim total prej rreth 400 milion m3.