Përfundojnë 17 km tunel në tunelin e HEC Moglicë

08.05.2018 | lajme

Data 3 maj shënoi një arritje të rëndësishme në projektin e HEC Moglicë. U arrit përfundimi i 17 kilometrave tunel të Hidrocentralit të Moglicës, teksa Makineria për Shpimin e Tunelit (Tunnel Boring Machine - TBM) përfundoi udhëtimin e saj

Hapja e tuneleve që filloi  në mesin e vitit 2015 përfshiu tunelin më të gjatë të prurjes për një hidrocentral të madh në Shqipëri dhe Makinerinë e parë për Shpimin e Tuneleve në vend. Tuneli i prurjes është rreth 11 kilometra i gjatë dhe 6 prej tyre u hapën duke përdorur TBM-në, ndërsa pjesa tjetër u hap me germime dhe shperthime.

TBM-ja me gjatësi prej rreth 165 metra  dhe diametër gërmimi prej rreth 6.2 metra e përfundoi rrugëtimin e saj për rreth 18 muaj. Makineria hasi një sërë sfidash gjatë hapjes së tunelit nëpër gjeologjinë e pasur të zonës, gjë që kërkoi bashkëpunim të ngushtë të kontraktorit Limak-Age me Statkraft gjatë kësaj periudhe.

Tuneli i prurjes prej rreth 11 Km do të kanalizojë ujin nga rezervuari i Moglicës në centralin nëntokësor, i cili është i pari i llojit të vetë në Shqipëri.

"Më shumë se 240 punonjës janë përfshirë direkt në punimet e nëndheshme. Tashmë risku në ndërtimin e projektit është ulur ndjeshëm. Një falenderim i madh shkon për të gjithë punonjësit që u angazhuan në arritjen e këtij objektivi kaq të rëndësishëm”, tha William Burstrom, Drejtori i Projektit të HEC Moglicë.