Statkraft inauguron përfundimin e apartamenteve zëvendësuese në zonën e HEC Banjë

23.11.2018 | lajme

16 apartamente zëvendësuese janë ndvrtuar në qytetin e Gramshit në përfitim të familjeve të prekura nga projekti në zonën e HEC Banjë

Apartamentet zëvendësuese u ndërtuan në mbështetje të familjeve të prekura nga ndërtimi i HEC Banjë në fshatrat Drizë dhe Cingar i Poshtëm, Bashkia Gramsh, që nuk përfituan fillimisht nga programi i Risistemimit për ndikimet nga HEC Banjë.

Ky projekt u financua nga Devoll Hydropower Sh.A. / Statkraft me kontributin edhe të përfituesëve.

Projekti u zbatua si bashkëpunim ndërmjet Statkraft, Bashkia Gramsh dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Inaugurimi u mbajt ditën e premte, 23 nëntor, në prani të Zv. Presidentit Ekzekutiv të Statkraft, Z. Jürgen Tzschoppe, Ministrit të Energjisë, Mr. Damian Gjiknuri dhe Kryetarja e Bashkisë Gramsh, Znj. Luljeta Dollani.