Statkraft mbështet aktivitete shëndetësore në Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit në zonën e projektit të Devollit

31.10.2018 | lajme

Në këtë muaj të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Statkraft ka mbështetur realizimin e një aktiviteti lidhur me shëndetin i organizuar për gratë në zonën e HEC Banjë

Kjo iniciativë pason një bashkëpunim të suksesshëm në një tjetër fushatë shëndetësore të realizuar me nxënësit në fund të vitit 2017 dhe Statkraft vazhdoi bashkëpunimin me autoritetet vendore të shëndetit në qytetin e Gramshit në mbështetje të grave që jetojnë në zonë të cilat nuk kanë akses në mekanizma të përshtatshëm ekzaminues.

Iniciativa konsiston në ofrimin e kontrolleve të shnëdetit falas për gratë e zonës pas pjesëmarrjes së tyre në ekzaminimin e mamografisë që u ofrua nga autoritetet (për here të parë në zonë pas 15 vitesh) gjë e cila ishte kontribut i Drejtorisë së Shëndetit Publik Gramsh në këtë iniciativë. Statkraft u angazhua në plotësimin e ketyre ekzaminimeve me kontroll të plotë shëndeti që përfshinte analiza specifike për gratë si pap-test, eko gjiri dhe vizita gjinekologjike.

Deri më tani kanë përfituar më shumë se 250 gra nga ky aktivitet, dhe synohet një pjesëmarrje prej më shumë se 400 përfituesish. Gjithashtu janë realizuar sesione ndërgjegjësimi për risqet e shëndetit me pjesëmarrëset në aktivitet.

Aktiviteti u mbështet në kuadër të Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social për Operimet e HEC Banjë me qëllim për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj risqeve të shëndetit dhe ofrim i një mbështetje konkrete për këtë grup specifik.