Statkraft mbështet aktivitete sportive me nxënësit në zonën e projektit të Devollit

25.05.2018 | lajme

Gjatë pranverës 2018, Statkraft ka mbështetur realizimin e një aktiviteti sportiv të organizuar me nxënësit në zonën e HEC Banjë

Frymëzuar nga rezervuari i ri i Banjës "Kupa e Liqenit 2018" përfshiu garim në futboll dhe volejboll midis tre shkollave 9-vjeçare të qytetit të Gramshit. Në këtë aktivitet morën pjesë në mënyrë aktive më shume se 200 nxënës, si edhe u angazhuan edhe qindra të tjerë is tifozë të shkollave përkatëse. Garimi u realizua në formën e një turneu "Round Robin" me 9 ekipe vajzash dhe 9 ekipe djemsh me rreth nga 100 lojtarë nga secila gjini.

Arbitra profesionistë janë ofruar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Statkraft mbështeti organizimin e përgjithshëm të aktivitetit dhe ofroi uniformat për ekipet. Aktiviteti u mbështet në kuadër të programit të përgjegjësisë sociale të HEC Banjë me synimin për rritjen e vetdijësimit tek nxënësit dhe prindrit rreth shëndetit fizik dhe rëndësinë e aktivitetit fizik dhe sporteve në grup për promovimin e mirëqenies fizike dhe mendore (aftësitë sociale) si një alternativë ndaj aktiviteteve të tjera argëtuese më negative.

Aktiviteti përfundoi më 25 maj me shpërndarjen e 8 trofeve dhe medaljeve të pjesëmarrjes.

Aktualisht vazhdojnë përgatitjen për vazhdimin e aktivitetit me “Kupa e Liqenit 2018-2019” me synimin për të shtuar numrin e shkollave dhe nxënësve pjesëmarrës, që pritet të realizohet në 2019.