Tom Kristian Larsen zgjidhet President i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA)

06.03.2018 | lajme

Më 6 mars Drejtori i Statkraft për Shqipërinë, Tom Kristian Larsen, është zgjedhur President i FIAA (Foreign Investors Association of Albania - Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri). Ai u përzgjodh mes 3 kandidatëve të vlefshëm që përfaqësonin investitorë të tjerë të mëdhenj në vend

FIAA është institucioni me reputacionin më të lartë që përfaqëson komunitetin e biznesit në Shqipëri, me një vlerësim të lartë mes bizneseve, institucioneve qeverisëse dhe misioneve ndërkombëtare dhe punon në vazhdimësi  në misionin e saj për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

"Statkraft është lider në etikën në biznes, politikat anti-korrupsion dhe vlerat e integritetit, si edhe ka përvojë praktike në zbatimin e tyre. Me nderin e zgjedhjes si President i FIAA për mandatin e ardhshëm, do të punoj kundrejt shpërndarjes së mesazhit të sjelljes së përshtatshme dhe me integritet në biznes në FIAA, tek anëtarët e saj dhe në komunitetin më të gjerë të biznesit" thotë Tom Kristian Larsen.

"Shqipëria ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja, por duhet të luftojë korrupsionin dhe të përforcojë reputacionin e saj së bashku me cilësinë e institucioneve që kjo të realizohet. E mirëpres përfaqësimin e FIAA-s në këtë udhëtim" thotë më tej.

FIAA është themeluar në vitin 2000 nga një grup investitorësh të huaj që operonin në Shqipëri dhe sot ka mbi 80 anëtarë - kryesisht korporatat e mëdha që operojnë në vend. Statkraft ka qenë anëtar aktiv i FIAA prej vitit 2009.

Misioni i FIAA është të mbështesë rritjen e biznesit të anëtarëve të saj duke promovuar një mjedis biznesi të shëndetshëm në Shqipëri. FIAA është një shoqatë e rëndësishme biznesi, që operon si mbështetës dhe lehtësues i investitorëve të huaj në Shqipëri. FIAA punon me anëtarët e saj, autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.