Aktivitetet e ndërtimit të Digës së Moglicës i afrohen fundit

24.02.2019 | lajme

Aktivitetet e ndërtimit të Digës së Moglicës arrijnë një objektiv madhor me përfundimin e ndërtimit të bërthamës së asfaltit të digës

Më 23.02.2019 përfundoi ndërtimi i bërthamës së asfaltit të Digës së Moglicës, një objektiv shumë i rëndësishëm për projektin e HEC Moglicë.

Diga e Moglicës me një lartësi rreth 160 metra është një strukturë dige me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi, dhe do të jetë një prej digave më të mëdha të këtij lloji në botë.

Punimet e mbetura për ndërtimin e digës së Moglicës planifikohen të përfundohen së shpejti. Gjithashtu, ka një progres të mirë në aktivitetet për instalimin e makinerive të mbetura pranë centralit të Moglicës.

Këto arritje pasojnë përfundimin e rreth 17 Km tunele për projektin e HEC Moglicë në vitin 2018.

HEC Moglicë filloi ndërtimin në vitin 2015 dhe planifikohet të hyjë në operim në vitin 2019.