Përfundon ndërtimi i rrugëve lidhëse për fshatrat e prekur në zonën e HEC Moglicë

04.01.2019 | lajme

Në dhjetor 2018 ka përfunduar ndërtimi i rrugëve lidhëse për rivendosjen e aksesit të humbur në fshatrat e prekur nga krijimi i rezervuarit të HEC Moglicë

Ndërtimi filloi në fillim të vitit 2018 dhe u zbatua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Statkraft dhe Bashkisë Maliq.

Ky projekt përfshiu ndërtimin e dy segmenteve të rrugëve rurale:

  • Segmenti i Rrugës Rurale 2A – Rruga Nacionale Gramsh – Maliq – Fshati Peshtan – Fshati Kodras (Pulaha Lart) – Rreth 7.4 Km
  • Segmenti i Rrugës Rurale 2B – Rruga Nacionale Gramsh – Maliq – Fshati Gjinikas – Rreth 4.2 Km

Ky projekt u zbatua në kuadër të procesit të Infrastrukturës Zëvendësuese dhe programit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social të Statkraft në mbështetje të komuniteteve të prekura nga zbatimi i HEC Moglicë.

Kjo shënoi një tjetër arritje të rëndësishme për projektin e HEC Moglicë, pas përfundimit të Rrugës Zëvendësuese, përgjatë bregut verior të rezervuarit të Moglicës në nëntor 2018.