Statkraft kontribuon në përpjekjet e reagimit ndaj emergjencës pas tërmetit në Shqipëri

03.12.2019 | lajme

Statkraft Logo

Statkraft i bashkohet përpjekjeve të reagimit ndaj emergjencës pas tërmetit në Shqipëri të datës 26.11.2019. Fondet e angazhuara prej 50.000 Euro do të kanalizohen nëpërmjet Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).

Mendimet tona janë me popullin shqiptar të goditur nga kjo fatkeqësi e tërmetit. Statkraft do të mbështesë ndihmesën nëpërmjet kontributit ndaj apelit të emergjencës së IFRC”, thotë Tron Engebrethsen, SVP-Albania pranë International Power në Statkraft,.

Statkraft është angazhuar për të mbështetur me 50.000 Euro si kontribut për përpjekjet që vazhdojnë për reagimin ndaj emergjencës. Kjo shumë e angazhuar do të kanalizohet nëpërmjet Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

Statkraft është e pranishme në Shqipëri prej vitit 2007, kryesisht nëpërmjet zhvillimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit. Strukturat e projektit të HEC Banjë dhe HEC Moglicë nuk janë ndikuar negativisht nga ky tërmet.