Vend i lirë pune: Operator Turni

22.07.2020 | lajme

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, e cila është nën zotërimin dhe drejtimin e shoqërisë energjetike norvegjeze Statkraft AS. Në bazë të Kontratës së Koncesionit të nënshkruar dhe të miratuar nga parlamenti shqiptar në vitin 2009, Devoll Hydropower do të planifikojë, ndërtojë dhe shfrytëzojë hidrocentrale në kaskadën përgjatë lumit Devoll, në juglindje të Shqipërisë.

Ne kërkojmë nje Operator Turni për funksionimin e hidrocentraleve të Statkraft në lumin Devoll. Do të jeni pjesë e një grupi profesional i cili është përgjegjës për menaxhimin e hidrocentraleve. Do të jeni pjesë e një grupi fleksibël të operatoreve të turnit dhe pritet që të punoni me turne gjatë natës dhe fundjavës. Pozicioni raporton pranë Menaxherit të Operimeve.

Roli juaj:

Fushat e përgjegjësisë përfshijnë, por nuk kufizohen me:

  • Fokus të lartë në çështjet e shëndetit, mbrojtjes, sigurisë dhe mjedisit;
  • I pergatitur dhe i afte për operimin e HEC Banjë dhe HEC Moglicë;
    Realizimin e prodhimit të energjisë elektrike sipas programeve të parashikuara;
  • Shfrytëzimin e hidrocentraleve dhe të vijës ujore në përputhje me lejet dhe vendimet;
  • Mbështetjen për menaxhimin e tregut për të rritur vlerën e shfrytëzimit të hidrocentraleve 
  • Mbështetjen e qendrës dispeçer të OST/ Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të vendeve fqinje;
  • Mbështetjen, zbatimin dhe ndjekjen e procedurave për shfrytëzimin
    Mbikëqyrjen e zhvillimit të specifikimeve teknike dhe të konfigurimeve;
  • Përgjegjësinë për monitorimin dhe raportimin e situatave anormale pranë drejtuesit;
  • Përgjegjësinë për raportimin e defekteve në sistemin e mirëmbajtjes
  • Detyra të tjera shtesë sipas kërkesës së menaxherit të linjës
     

Profili juaj:

  • Të ketë profil teknik elektrik
  • Të ketë Certifikatë TCPE, “Kategoria IV”
  • Të kuptojë dhe të ketë njohuri të projektimit dhe të pjesëve të sistemit për hidrocentralet
  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë të mëparshme në monitorimin dhe shfrytëzimin e sistemit të HEC-ve
  • Të ketë aftësi në komunikim dhe raportim
  • Të jetë fleksibël me oraret e fillimit/mbarimit me qëllim që të jenë në linjë me kërkesat e prodhimit, (mund të jetë e nevojshme të punojë jashtë orarit, si edhe i disponueshëm për të punuar me turne gjatë ditës ose natës dhe në fundjavë)
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në vendimmarrje
  • Të ketë aftësi të kuptojë vizatimet/manualët mekanikë dhe elektrikë
  • Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze
  • Të ketë nivel të lartë integriteti

 

Data e fillimit: ASAP

Vendndodhja: Zyrat në HEC Banjë

Devoll Hydropower ofron: 

  • Zhvillim profesional dhe personal në një shoqëri dinamike,
  • Një mjedis pune pozitiv të karakterizuar nga aftësitë, përgjegjshmëria dhe inovacioni,
  • Një vend pune të larmishëm për sa i përket gjinisë, moshës dhe prejardhjes kulturore,
  • Kushte punësimi konkurruese dhe skema të shkëlqyera përfitimesh
     

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-të e tyre në adresën e emailit: d.marko@pendlpiswanger.com me kod reference 104/640 deri më  07/08/2020.