Vend i lirë pune: Menaxher i Qëndrueshmërisë - Devoll Hydropower Sh.A.
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, pjesë e Grupit Norvegjez Statkraft. Në përputhje me një Marrëveshje Koncesioni, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë Juglindore.
Menaxher i Qëndrueshmërisë do të jetë pjesë e një ekipi profesionistësh dhe do të jetë përgjegjës për menaxhimin e veprimtarive dhe standardeve të qëndrueshmërisë së shoqërisë. Pozicioni do të raportojë te Menaxheri të Aseteve.
Roli juaj:
Fushat e përgjegjësisë do të përfshijnë, por pa kufizim, sa më poshtë:
- Zhvillimin e Planit vjetor të Veprimit për Qëndrueshmërinë të shoqërisë, ku përfshihen qëllimet dhe veprimet në nivel vendi, si dhe sigurimin e të dhënave për procesin e performancës dhe të planifikimit në nivel kombëtar dhe për objektivat strategjikë të qëndrueshmërisë së Statkraft.
- Zhvillimin e procedurave dhe proceseve bazuar në kërkesat e Statkraft dhe në përputhje me ligjet/rregulloret vendore.
- Menaxhimin e veprimtarive të lidhura me qëndrueshmërinë (mjedisore, klimatike, sociale, të të drejtave të njeriut etj.) për asetet/projektet e DHP-së, duke përfshirë monitorimin e pajtueshmërisë me planet dhe standardet në fuqi.
- Bashkëpunimin me zhvilluesit e projektit për të mbështetur zhvillimin e strategjive të qëndrueshmërisë, për të ndihmuar në realizimin e projekteve specifike.
- Garantimin e zbatimit të të gjitha masave të nevojshme për ndjekjen e aspekteve të qëndrueshmërisë (mjedisore dhe sociale) në zinxhirin e vlerës në nivel vendi, për operacionet, zhvillimin dhe ndërtimin.
- Garantimin e zbatimit të standardit të të drejtave të njeriut. Identifikimin e rreziqeve që duhen shmangur, minimizimin dhe/ose zbutjen e ndikimeve nga veprimtaritë tona dhe sigurimin e mekanizmave të përshtatshëm të ankimimit.
- Garantimin e realizimit të procesit të raportimit tremujor në mënyrë efikase dhe të saktë.
- Kryerjen e veprimtarive të diligjencës së duhur mbi qëndrueshmërinë që janë pjesë e portofolit, në baza vjetore.
- Realizimin e diligjencës së duhur për M&A me mbështetjen e ekipit të fushës së biznesit (BA), nëse është e nevojshme.
- Dhënien e këshillave specifike në nivel vendi dhe ofrimin e mbështetjes lidhur me fushën e qëndrueshmërisë.
- Zhvillimin dhe garantimin e dialogut me grupet përkatëse të brendshme dhe të jashtme të interesit, të prekura nga veprimtaritë e Statkraft në Shqipëri.
- Garantimin e monitorimit të mekanizmave të ankimimit në nivel vendi dhe projekti, sipas nevojës.
- Kryerjen e detyrave të tjera sipas kërkesave të menaxherit të linjës
Profili juaj:
- Diplomë universitare në shkenca sociale, studime mjedisore, inxhinieri mjedisore, ose në një fushë të ngjashme
- Të paktën 5 vite përvojë në fushën përkatëse
- Përvojë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe në praktikat më të mira të zhvillimit të qëndrueshëm
- Përvojë pune në çështjet mjedisore, sociale dhe të të drejtave të njeriut
- Njohuri mbi udhëzimet dhe kuadrot kryesorë ndërkombëtarë në fushën mjedisore, sociale dhe të të drejtave të njeriut
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe njohje e mirë e gjuhës shqipe dhe asaj angleze
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale, aftësi për të krijuar marrëdhënie në të gjitha grupet e synuara
- Aftësi për të punuar në ekip, si dhe aftësi në menaxhimin e grupeve të brendshme dhe të jashtme të interesit.
- Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim
- Njohuri të mira në aplikacionet e Microsoft Office
- Përvojat e mëparshme të punës në një mjedis ndërkombëtar do të ishin një vlerë e shtuar
- Nivel i lartë integriteti
Data e fillimit: Sa më shpejt që të jetë e mundur
Afati i aplikimit: 15.10.2024
Vendndodhja: Zyrat e DHP-së në Banje, Fshati Shtepanj, Nj.A Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan.
Devoll Hydropower ofron:
- Zhvillim profesional dhe personal në një kompani në rritje të vazhdueshme.
- Një mjedis pune pozitiv të karakterizuar nga ekspertiza, përgjegjshmëria dhe novacioni.
- Një vend pune të larmishëm për sa i përket gjinisë, moshës dhe prejardhjes kulturore
- Kushte punësimi konkurruese dhe skema të shkëlqyera përfitimesh
Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që të paraqesin CV-të e tyre brenda datës 15.10.2024, në adresën e emailit d.marko@pendlpiswanger.com, duke përdorur kodin e referencës 104/833.