Dëgjesa Publike mbi Vlerësimin Mjedisor Strategjik të Lumit të Devollit

25.03.2010 | lajme

Më 25 Mars 2010, Devoll Hydropower Sh.A. mori pjesë në prezantimin dhe diskutimin publik të propozimit të Vlerësimit Mjedisor Strategjik për Planifikimin Energjetik në Lumin Devoll. Aktiviteti që u mbajt në Pallatin e Kulturës “Thoma Prifti” në Gramsh u organizua nga Ministria e Ekonomise, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) dhe në të morën pjesë njënumër i madh përfaqësues të komunitetit

VMS, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe grupi i saj i eksertëve në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit përcakton kornizën strategjike Shqiptare të zhvillimit të hidroenergjisë në luginën e Devollit në termat e mbrojtjes mjedisore dhe sociale.

Qëllimi i VMS është:

  • •Të qartësojë kushtet dhe kufizimet rregulluese.
  • Të diskutojë alternativën e propozuar të hidroenergjisë dhe opsionin e mos-veprimit nga një perspektivë sociale dhe mjedisore.
  • Të ofrojë informacione rreth oportuniteteve dhe kufizimeve për përdorimin në të ardhmen të tokës dhe zhvillimin ekonomik.
  • Të identifikojë çështjet kyç që kanë nevojë për studim të mëtejshëm.

Devoll Hydropower Sh.A. do të zbatojë projektin e saj me kujdes të lartë ndaj këtij dokumenti, duke respektuar natyrën, mjedisin dhe komunitetin e zonës.