Njoftim: Dëgjesa Publike rreth Draft Raportit të Vlerësimit të Ndikimeve Mjedisore dhe Sociale (VNMS) të Projektit Hidroenergjetik të Devollit

25.08.2011 | lajme

Projekti Hidroenergjetik i Devollit përfshin planifikimin dhe ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë Luginës së Lumit Devoll dhe linjat e nevojshme të transmisionit për lidhjen e HEC-eve me rrjetin kombëtar të energjisë:

  1. HEC-i  Banjë, vendndodhja afërsisht 40 km në jug të Tiranës, Rrethi Elbasanit.
  2. HEC-i Kokël, vendndodhja afërsisht 30 km mbi Digën e Banjës, Rrethi Gramsh.
  3. HEC-i Moglicë, vendndodhja afërsisht 5 km mbi  HEC Kokël dhe Digën Moglicë, të vendosura afërsisht 11 km në pjesën e sipërme të HEC Moglicë, në Rrethin e Korçës.

Kapaciteti i instaluar i tre HEC-eve  është planifikuar të jetë rreth 280 MW.

Bazuar në legjislacionin shqiptar, ligji Nr. 8990, dt. 23.01.2003, i ndryshuar, si dhe Standartet Ndërkombëtare, është e detyrueshme kryerja e një Vlerësimi të Ndikimit Mjedisor dhe Social për projektet e mëdha në infrastrukturë.

Dëgjesat Publike për Draft-Raportin e Vlerësimit për Ndikimet Mjedisore dhe Sociale (VNMS) për Projektin Hidroenergjetik të Devollit  janë planifikuar të mbahen në periudhën 12-15 Shtator 2011.

Degjesat Publike do të mbahen si më poshtë:

Data:   12 Shator 2011

Ora:    11:00

Vendi:  Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”

Adresa:  Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”, Gramsh

 

Data:   13 Shtator 2011

Ora:    11:00

Vendi:  Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”

Adresa:  Pallati i Kulturës “Thoma Prifti”, Gramsh

 

Data:   15 Shator 2011

Ora:    11:00

Vendi:  Moglicë

Adresa:  Fshati Moglicë, Komuna Moglicë, Korçë

 

Përmbledhja Ekzekutive e Draft Raportit të VNMS, është përgatitur nga konsulentë te pavarur dhe është bërë publike prej datës 12 Gusht, 2011.

Raporti Final i VNMS, do të vendosë një platformë për konsultime dhe për të zhvilluar më tej, marrjen a masave zbutëse të ndikimit të këtij projekti.

Nëse ende nuk keni një kopje të Përmbledhjes Ekzekutive të Draft-Raportit të VNMS-së ose të materialeve të tjera të publikuara, ju mund të gjeni një kopje pranë adresave të mëposhtme:

  • Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
  • Këshilli i Qarkut Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier.
  • Agjencitë Rajonale Mjedisore në Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier
  • Zyrat  e  Komunave ne zonën e projektit
  • Kryeplaku i fshatit ne zonat e projektit
  • Qendra e DHP-së për Informimin e Publikut, Gramsh
  • Zyrat e DHP-së Tiranë & Gramsh
  • Faqja e internetit e DHP-së: www.devollhydropower.al 
  • Faqja e internetit e METE-s: www.mete.gov.al

 

Adresa dhe kontaktet e DHP-së:

Devoll Hydropower Sh.A.

ABA Business Centre Zyra Nr.. 1204

Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë

Tel: +355 (0) 4 450 1 450

E-mail: info@devollhydropower.al 

Web: www.devollhydropower.al

Draft-Raporti i VNMS-së dhe informacioni i paraqitur në Debatin Publik është përgatitur nga kompania konsulente e pavarur Norconsult; 

Adresa dhe kontaktet:

Norconsult AS

Vestfjordgaten 4

1338 Sandvika

Norvegji

Web: www.norconsult.com