Publikimi i Përmbledhjes të Draft-Raportit të Vlerësimit te Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) për Projektin hidroenergjetik te Devollit

12.08.2011 | lajme

Projekti Hidroenergjetik i Devollit përfshin planifikimin dhe ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë Luginës së Lumit Devoll dhe linjat e nevojshme të transmisionit për lidhjen e HEC-eve me rrjetin kombëtar të energjisë:

  1. HEC-i Banjë, vendndodhja afërsisht 40 km në jug të Tiranës, Rrethi Elbasanit.
  2. HEC-i Kokël, vendndodhja afërsisht 30 km mbi Digën e Banjës, Rrethi Gramsh.
  3. HEC-i Moglicë, vendndodhja afërsisht 5 km mbi HEC Kokël dhe Digën Moglicë, të vendosura afërsisht 11 km në pjesën e sipërme të HEC Moglicë, në Rrethin e Korçës.

Kapaciteti i instaluar i tre HEC-eve është planifikuar të jetë rreth 280 MW.

Bazuar në legjislacionin shqiptar, ligji Nr. 8990, dt. 23.01.2003, i ndryshuar, si dhe Standartet Ndërkombëtare, është e detyrueshme kryerja e një Vlerësimi të Ndikimit Mjedisor dhe Social për projektet e mëdha në infrastrukturë.

Pas nje pune te gjate, kryer nga ekspert te pavaruar mjedisor dhe social, ky Draft-Raport eshte tashme i hapur per tu shfletuar nga publiku.

Dëgjesat Publike për Draft-Raportin e Vlerësimit për Ndikimet Mjedisore dhe Sociale (VNMS) për Projektin Hidroenergjetik të Devollit janë planifikuar të mbahen në periudhën 12-15 Shtator 2011.

Koha dhe vendi i Degjesave Publike do te njoftohet se shpejti.

Se bashku me kopjen e raportit do te mund te gjeni:

  • Fletëpalosje me shpjegime të përgjithshme të procesit të VNMS-së
  • Kopje të Përmbledhjes Ekzekutive të Draft-Raportit të VNMS-së, e cila përshkruan ndikimet e identifikuara dhe të pritshme të projektit dhe masat e sugjeruara për zbutjen e tyre.
  • Hartën e Projektit dhe hartat e zonave që do të jenë nën ujë, përfshirë - nëse është e nevojshme - edhe një hartë të detajuar të zonës suaj.
  • Broshura e Projektit të DHP-së ku ju mund të gjeni detajet teknike mbi Skemën e Projektit.

Nëse ende nuk keni një kopje të Përmbledhjes Ekzekutive të Draft-Raportit të VNMS-së ose të materialeve të tjera të publikuara, ju mund të gjeni një kopje pranë adresave të mëposhtme:

  • Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
  • Këshilli i Qarkut Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier.
  • Agjencitë Rajonale Mjedisore në Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier
  • Zyrat e Komunave
  • Kryeplaku i fshatit tuaj
  • Qendra e DHP-së për Informimin e Publikut, Gramsh
  • Zyrat e DHP-së:
    • Tiranë
    • Gramsh
    • Faqja e internetit e DHP-së: www.devollhydropower.al
    • Faqja e internetit e METE-s: www.mete.gov.al

Ju lutemi klikoni këtu për të lexuar përmbledhjen e plotë

Komente/Pyetje:

Komentet dhe pyetjet mbi Draft-Raportin e VNMS-së mund të paraqiten pranë kontaktit te mëposhtëm.

Adresa dhe kontaktet e DHP-së:

Devoll Hydropower Sh.A.

ABA Business Centre Zyra Nr. 1204

Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë

Tel: +355 (0) 4 450 1 450

E-mail: info@devollhydropower.al

Web: www.devollhydropower.al

Draft-Raporti i VNMS-së dhe informacioni i paraqitur në Debatin Publik është përgatitur nga kompania konsulente e pavarur Norconsult;

Adresa dhe kontaktet:

Norconsult AS

Vestfjordgaten 4

1338 Sandvika

Norvegji

Web: www.norconsult.com