Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Hapet Rruga Zëvendësuese e ndërtuar nga Statkraft në Moglicë

23 Nov, 2018

Statkraft hapi zyrtarisht rrugën zëvendësuese në Moglicë, në prani të autoriteteve lokale dhe qendrore.

Të premten më 23 nëntor, Statkraft hapi zyrtarisht Rrugën Zëvendësuese të ndërtuar në Moglicë, Shqipëri. Hapja u realizua në prani të Ministrit të Energjisë, Z. Damian Gjiknuri, Zv. Presidentit Ekzekutiv të Statkraft, Z. Jürgen Tzschoppe, dhe Ambasadorit të Norvegjisë Z. Per Sjaastad në fshatin Nikollarë.

"Dëshiroj të përgëzoj ekipin në Shqipëri për përfundimin me sukses të punimeve të ndërtimit të rrugës, e cila ka qenë një sipërmarrje madhore nga Statkraft në Projektin e Devollit. Projekti i Devollit është një nga investimet tona më të mëdha jashtë Norvegjisë, dhe po japim një kontribut të rëndësishëm në industrinë energjetike në Shqipëri”, deklaroi Zv. Presidenti Ekzekutiv i Statkraft, Jürgen Tzschoppe.

Në vitin 2015, Statkraft mori përsipër përgjegjësinë për ndërtimin e Infrastrukturës Zëvendësuese të prekur nga Projekti Hidroenergjetik i Devollit, përfshirë dy segmente të rrugës nacionale që preken. Në total janë ndërtuar 35 Km Rrugë Zëvendësuese, që përfshijnë 15 ura. Projekti i Devollit ka ndërtuar dhe përmirësuar më shumë se 100 Km rrugë në Luginën e Lumit Devoll.