Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Përfundojnë 17 km tunel në tunelin e HEC Moglicë

08 May, 2018

Data 3 maj shënoi një arritje të rëndësishme në projektin e HEC Moglicë. U arrit përfundimi i 17 kilometrave tunel të Hidrocentralit të Moglicës, teksa Makineria për Shpimin e Tunelit (Tunnel Boring Machine - TBM) përfundoi udhëtimin e saj.

Hapja e tuneleve që filloi  në mesin e vitit 2015 përfshiu tunelin më të gjatë të prurjes për një hidrocentral të madh në Shqipëri dhe Makinerinë e parë për Shpimin e Tuneleve në vend. Tuneli i prurjes është rreth 11 kilometra i gjatë dhe 6 prej tyre u hapën duke përdorur TBM-në, ndërsa pjesa tjetër u hap me germime dhe shperthime.

TBM-ja me gjatësi prej rreth 165 metra  dhe diametër gërmimi prej rreth 6.2 metra e përfundoi rrugëtimin e saj për rreth 18 muaj. Makineria hasi një sërë sfidash gjatë hapjes së tunelit nëpër gjeologjinë e pasur të zonës, gjë që kërkoi bashkëpunim të ngushtë të kontraktorit Limak-Age me Statkraft gjatë kësaj periudhe.

Tuneli i prurjes prej rreth 11 Km do të kanalizojë ujin nga rezervuari i Moglicës në centralin nëntokësor, i cili është i pari i llojit të vetë në Shqipëri.

"Më shumë se 240 punonjës janë përfshirë direkt në punimet e nëndheshme. Tashmë risku në ndërtimin e projektit është ulur ndjeshëm. Një falenderim i madh shkon për të gjithë punonjësit që u angazhuan në arritjen e këtij objektivi kaq të rëndësishëm”, tha William Burstrom, Drejtori i Projektit të HEC Moglicë.