Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Aktivitetet e ndërtimit të Digës së Moglicës i afrohen fundit

23 Feb, 2019

Aktivitetet e ndërtimit të Digës së Moglicës arrijnë një objektiv madhor me përfundimin e ndërtimit të bërthamës së asfaltit të digës.

Më 23.02.2019 përfundoi ndërtimi i bërthamës së asfaltit të Digës së Moglicës, një objektiv shumë i rëndësishëm për projektin e HEC Moglicë.

Diga e Moglicës me një lartësi rreth 160 metra është një strukturë dige me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi, dhe do të jetë një prej digave më të mëdha të këtij lloji në botë.

Punimet e mbetura për ndërtimin e digës së Moglicës planifikohen të përfundohen së shpejti. Gjithashtu, ka një progres të mirë në aktivitetet për instalimin e makinerive të mbetura pranë centralit të Moglicës.

Këto arritje pasojnë përfundimin e rreth 17 Km tunele për projektin e HEC Moglicë në vitin 2018.

HEC Moglicë filloi ndërtimin në vitin 2015 dhe planifikohet të hyjë në operim në vitin 2019.