Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Statkraft mbështet 28 familje nga fshati Kodër Zgjupë në Gramsh me apartamente të reja

15 Shk, 2022

Devoll Hydropower Sh.A. / Statkraft, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Gramsh kane bashkëpunuar për zbatimin e suksesshëm Projektit Special të Zhvendosjes së banorëve të fshatit Kodër Zgjupë.

Fshati Kodër Zgjupë ndodhet përgjatë bregut jugor të rezervuarit të HEC Banjë në Njësinë Administrative Sult, Bashkia Gramsh, rreth 8 Km nga qyteti i Gramshit. Fshati ndodhet në një zonë me paqëndrueshmëri gjeologjike dhe historikisht ka vuajtur nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtime të banesave, edhe përpara ndërtimit të HEC Banjë.

2022-KZSRP-1.jpg

Për të reduktuar rrezikun tek banorët, Statkraft, MIE dhe Bashkia Gramsh kanë bashkëpunuar për dhënien e një zgjidhje të përhershme për shmangien e rrezikut të banimit në një fshat me tokë të paqëndrueshme. Në këtë kuadër, si pjesë e programeve sociale, Statkraft ka financuar ndërtimin e një pallati të ri me 28 apartamente të reja në qytetin e Gramshit në mbështetje të banorëve të fshatit Kodër Zgjupë. Ndërtimi i apartamenteve ka përfunduar dhe 28 familjeve ju janë dorëzuar banesat e reja tek të cilat po zhvendosen.

2022-KZSRP-2.jpg

Statkraft i vlerëson shumë seriozisht angazhimet e saj mjedisore dhe sociale. Sot jemi këtu për të treguar një shembull konkret të jetësimit të angazhimeve tona sociale me mbështetjen e 28 familjeve nga fshati Kodër Zgjupë që të kenë një banese cilësore dhe pa rreziqet që kishin banesat e vjetra në fshat. Në kaskaden e Devollit kemi treguar vazhdimisht se kur ka frymë bashkëpunimi me institucionet dhe komunitetin, problematikat mund të shndërrohen në zgjidhje dhe të gjithë së bashku mund të kontribuojmë për zgjidhjen e tyre. Jemi krenarë që kemi kontribuar në shmangien e rrezikut të banimit në fshatin Kodër Zgjupë në këtë bashkëpunim të frytshëm me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkinë Gramsh” tha Rigela Gegprifti, Drejtore e Përgjithshme e Statkraft për Shqipërinë. 

2022-KZSRP-3.JPG

Një punë e mirë, së bashku me Devoll Hydropower dhe Bashkinë Gramsh. 28 familje të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, kanë tashmë një strehë të re, më komode e të sigurt, duke u çliruar kështu nga ankthi i rrëshqitjes së tokës e cila ishte një rrezik i vazhdueshëm për ta. Trualli në fshat do të vijojë t’ju mbetet banorëve për të kultivuar produkte bujqësore, por jo për ndërtim, për shkak të rrezikut që zona paraqet. Ky është projekt që tregon se si do të funksionojë edhe në vepra të tjera në vend.” tha Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

2022-KZSRP-4.jpg

Ky pallat i ri është ndërtuar si bashkëpunim ndërmjet Bashkisë Gramsh, qeverisë shqiptare dhe Devoll Hydropower. Është kënaqësi që t’u dorëzojmë çelësat e banesave të reja 28 familjeve nga fshati Kodër Zgjupë që nga sot do të jetojnë të sigurt e të qetë në apartamentet e reja.” tha Klodian Taçe, Kryetar i Bashkisë Gramsh.

Në Projektin Hidroenergjetik të Devollit, Statkraft ka realizuar një sërë programesh të mbështetjes mjedisore dhe sociale, mes të cilave ishte edhe projekti Special i Zhvendosjes së Kodër Zgjupës.2022-KZSRP-6.JPG

2022-KZSRP-5.jpg

2022-KZSRP-7.jpg

2022-KZSRP-8.jpg