Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Netherlands flag icon
Netherlands
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Fillon mbushja e rezervuarit të HEC Moglicë

21 Jun, 2019

Më 21.06.2019 filloi mbushja e rezervuarit të HEC Moglicë. Projekti Hidroenergjetik i Moglicës është pjesë integrale e Projektit Hidroenergjetik të Devollit, që zbatohet nga Devoll Hydropower Sh.A. në luginën e Lumit Devoll.

Pas disa viteve në zhvillim dhe zbatim, në qershor 2019 përfundoi ndërtimi i strukturave kryesore të digës së Moglicës. Diga e Moglicës do të krijojë rezervuarin e Moglicës, i cili do të ketë një sipërfaqe prej rreth 7 Km2 dhe vëllim prej më shumë se 360 milion m3. Diga e Moglicës është një digë me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi me lartësi prej 167 metra.

Projekti i Moglicës zbatohet me standarde dhe praktika të larta të sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare. Statkraft ka investuar burime të qenësishme financiare dhe njerëzore në ndërtimin e strukturave të projektit të qëndrueshme dhe të sigurta.

HEC Moglicë përbëhet edhe nga një tunel prurje prej rreth 11 Km dhe Central i nëndheshëm me një kapacitet të instaluar prej 184 MW. Kur të hyjë në operim, ky HEC do të prodhojë mesatarisht 450 GWh/vit.