Jump to content Jump to navigation Jump to search

Replacewithtranslations
Global
Replacewithtranslations
Albania
Replacewithtranslations
Brazil
Replacewithtranslations
Chile
Replacewithtranslations
France
Replacewithtranslations
Germany
Replacewithtranslations
India
Replacewithtranslations
Ireland
Replacewithtranslations
Netherlands
Replacewithtranslations
Norway
Replacewithtranslations
Peru
Replacewithtranslations
Spain
Replacewithtranslations
Sweden
Replacewithtranslations
Turkey
Replacewithtranslations
United Kingdom
Replacewithtranslations
United States

HEC Moglicë fillon operimet tregtare

22 Jun, 2020

Pas disa viteve ne zhvillim dhe zbatim, Hidrocentrali i Moglicës ka filluar operimet tregtare.

HEC Moglicë është hidrocentrali më i madh i Projektit Hidroenergjetik të Devollit, investim i Statkraft në Shqipëri. Pas përfundimit të punimeve kryesore në 2019 filloi faza e testimit dhe kolaudimit, e cila u përmbyll me sukses me vënien në punë të dy turbinave të Centralit të Moglicës. Pas sinkronizimit të suksesshëm me rrjetin shqiptar të energjisë elektrike, Hidrocentrali i Moglicës po prodhon energji të pastër për tregun.

Përveç shtimit të prodhimit të energjisë së rinovueshme, projekti ka kontribuar në zhvillime të rëndësishme në Luginën e Devollit në formën e infrastrukturës së re, mbështetje të mjeteve të jetesës dhe zhvillimin social.

“Përfundimi i Hidrocentralit të Moglicës shënon një arritje të rëndësishme për aktivitetet e Statkraft në Shqipëri. Vendi po zhvillohet drejt të qenit nyja e energjisë elektrike në rajon, duke u hapur drejt oportuniteteve të reja”, thotë Christian Rynning-Tønnesen, CEO i Statkraft.

Hidrocentrali u hap zyrtarisht sot, me një vizitë të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Kemi pasur probleme dhe kemi arritur zgjidhje të tyre gjatë zbatimit të projektit, veçanërisht ndërtimi i rrugës edhe një sërë çështjesh të tjera. Më vjen shumë mirë që e kam dëgjuar edhe nga drejtuesit e kompanisë që përkundër perceptimit, në Shqipëri janë ndjerë më mirë se në shumë vende të tjera nga pikëpamja e seriozitetit, shpejtësisë dhe transparencës së qeverisë”, tha Kryeministri Edi Rama.

I ndodhur në pjesën jug-lindore të Shqipërisë, përgjatë Lumit të Devollit, Hidrocentrali i Moglicës përbëhet nga një digë me bërthamë asfalti dhe mbushje me material shkëmbor me një lartësi prej 167 metra, një tunel prurje prej 10.7 km të gjatë që lidh rezervuarin me Centralin e nëndheshëm, i cili ka kapacitet të instaluar prej 184 MW. Diga ka krijuar rezervuarin me një kapacitet mbajtës prej rreth 380 milion m³ ujë, me një sipërfaqe prej rreth 7.2 km². HEC Moglicë shfrytëzon një hash prej 300 metrash ndërmjet 650 dhe  350 metra mbi nivelin e detit.

HEC Moglicë do të prodhojë rreth 450 GWh/vit, dhe bashkërisht me HEC Banjë do të prodhojnë rreth 700 GWh/vit, duke rritur prodhimin e energjisë në vend me rreth 13%.