Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Njoftim: Devoll Hydropower Sh.A. shpall ankand për shitje të automjeteve të përdorura

26 Aug, 2021

Devoll Hydropower Sh.A. njofton ankand për shitjen e 22 automjeteve të përdorura.

Lista e mjeteve:

 

Kushtet për ofertat:

  • Ofertat nën vlerën e referencës nuk do të pranohen
  • Çmimi duhet të jepet në Lekë
  • Oferta duhet të specifikohet për çdo artikull (jo lump sum / çmim total) duke specifikuar numrin e asetit për të cilin ofertoni.

Devoll Hydropower Sh.A. nuk jep asnjë garanci për artikujt që blini. Ato do të shiten në gjendjen ekzistuese. Artikujt nuk mund të kthehen apo të rimbursohen.

Ofertuesit mund të jenë persona fizikë apo juridik privatë (jo institucione shtetërore).

Vizitë:

  • Të interesuarit mund të shohin makinat në zyrat e Devoll Hydropower Sh.A. pranë HEC Banjë (adresa: fshati Shtëpanj, Nj.A. Gostimë, Bashkia Cërrik, Elbasan) në datat 2 dhe 3 Shtator nga ora 10.00 – 13.00

Vlerësimi:

  • Vlerësimi do të bëhet në bazë të çmimit më të lartë për secilin produkt

Dorëzimi i ofertave:

Ofertat duhet të dorëzohen të mbyllura në zarf deri më datë: 8 Shtator 2021; ora 12:00 në adresën më poshtë:

     Devoll Hydropower Sh.A.

     ABA Business Centre, Zyra nr. 1206

     Rr. ‘’Papa Gjon Pali II’’

     Tiranë, Shqipëri

     Attn: Procurement

Në zarf saktësoni të dhënat tuaja dhe shënimin “Ankandi i Makinave”.