
Vend i lirë pune: Ekspert Prokurimesh
Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri, në pronësi dhe e operuar nga Statkraft AS. DHP ka ndërtuar dhe po operon dy hidrocentrale, HEC-et Banjë dhe Moglicë, në kaskadën përgjatë lumit Devoll, duke prodhuar energji të rinovueshme.
Eksperti i Prokurimeve është pjesë e një ekipi profesional në departamentin e Financës dhe është përgjegjës për fushën e prokurimeve të DHP-së. Pozicioni do të raportojë tek Menaxheri i Lartë i Financës.
Roli juaj:
Detyrat përfshijnë por nuk kufizohen me sa më poshtë:
- Zhvillimi dhe mbajtja e strategjisë së prokurimit
- Përgatitjen dhe koordinimin e hartimit të raporteve periodike dhe deklaratave të ndryshme përkatëse brënda formateve dhe afateve te rëna dakord.
- Menaxhimi i furnitorëve, kostove, cilësisë dhe performancën e ofruar
- Gjetjen, analizimin, zhvillimin dhe ruajtjen e një baze të konsoliduar furnitorësh për të përmbushur nevojat aktuale dhe të ardhshme të kompanisë.
- Pjesëmarrjen në negociatat me ofruesit e përzgjedhur të shërbimeve për punë të ndryshme
- Dhënien e këshillave dhe udhëzimeve për punonjësit e DHP-së për cështjet e prokurimit, dhe trajnon punonjësit e DHP-së për proceset përkatëse (d.m.th. për Kërkesat për Propozim, Kërkesat për
- Kuotim, kriteret e vlerësimit të ofertës dhe mjete të tjera prokurimi konkurruese) për të garantuar përmbushjen e nevojave të DHP-së dhe që DHP të përfitojë vlerën më të mirë,
- Të sigurojë që proceset e prokurimit të perceptohen nga furnitorët si të drejta, të hapura dhe etike nga procese transparente të sigurta gjatë gjithë kohës;
- Analizimin e kërkesave të prokurimit dhe përzgjedhjen e metodave më të përshtatshme, duke u bazuar në interpretimin dhe vlerësimin e përvojës, praktikave dhe politikave të vendosura;
- Planifikimin, organizimin dhe drejtimin e proceseve të ofertimit, përfshire hartimin dhe nxjerrjen e
- Kërkesës për Kuotim, Kërkesës për Propozim, përcaktimin e kritereve për vlerësimin e ofertave dhe udhëzimin e klientëve për proceset përkatese në fjalë;
- Analizimin, negocimin dhe përgatitjen e marrëveshjeve të kontratave, duke u siguruar që të
- përfshihen kushtet e duhura që mbrojnë interesat e DHP-së;
- Krijimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të prokurimit, përfshirë të dhënat elektronike në sistemin e dokumentimit, duke garantuar saktesinë dhe integritetin e të dhënave;
- Dhënien e këshillave teknike dhe pjesëmarrien në krijimin, zhvillimin, modifikimin, testimin dhe zbatimin e sistemeve të zgjedhura të Financës dhe Administrimit, duke qënë ekspert i fushës në sferën e prokurimeve
- Kryerja e punëve/detyrave shtesë sipas kërkesës nga menxheri i linjës.
Profili juaj:
- Të ketë minimumi diplomë Bachelor, preferohet të këtë diplomë Master në fushën përkatesë, përfshirë për inxhinieri, administrim-biznesi ose tjetër
- Të ketë minimumi 3-5 vjet përvojë të ngjashme
- Të këtë aftësi negociuese
- Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe atë angleze
- Te këtë njohuri mbi procedurat doganore në Shqipëri, detyrimet e transportit, rreziqet e kostove.
- Të këtë aftësi të vërtetuara në organizim, koordinim dhe komunikim
- Të jëtë person që punon shume, me ide sistematike dhe analitike
- Të jëtë i pavarur, me motivim në vetvete - person që mund të ndjekë dhe të bëjë dorëzimet në kohë sipas standardeve të vendosura
- Të këtë aftësi për të punuar në një grup punë shumëkombësh dhe për të punuar pa bërë dallime kulturore, sociale dhe teknike
- Të këtë njohuri kompjuterike në aplikacionet Microsoft Office
- Të këtë standarde të larta etike
Vendndodhja: Zyrat e DHP-së në Tiranë, si dhe zyrat e kantierit, sipas nevojave që lidhen me detyrat që do të kryhen.
Afati i aplikimit: 15.03.2022
Data e fillimit: ASAP
Devoll Hydropower ofron:
- Zhvillim profesional dhe personal në një shoqëri me rritje të fuqishme,
- Një mjedis pune pozitiv të karakterizuar nga aftësitë, përgjegjshmëria dhe inovacioni,
- Një vend pune të larmishëm për sa i përket gjinisë, moshës dhe prejardhjes kulturore,
- Kushte punësimi konkurruese dhe skema të shkëlqyera përfitimesh.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-të e tyre deri më 15.03.2022 në adresën e emailit: d.marko@pendlpiswanger.com me kod reference 104/788.