Devoll Hydropower Sh.A.

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një kompani shqiptare në pronësi dhe e operuar nga Statkraft.

Bazuar në Kontratën e Koncesionit nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë dhe miratuar nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2009, DHP është përgjegjëse për zbatimin e Projektit Hidroenergjetik të Devollit përgjatë Luginës së Lumit Devoll, në jug-lindje të Shqipërisë. Projekti Hidroenergjetik i Devollit synon të jetë një projekt i qendrueshëm me prodhimin e energjisë së rinovueshme.

DHP integron vizionin dhe vlerat e Statkraft, me fokus të veçantë në Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin. DHP është e angazhuar të operojë me standarde të larta të integritetit.

DHP ka zyrat e saj në Tiranë, Banjë, Gramsh dhe Moglicë, si edhe operon Zyra të Informimit të Publikut në Gramsh, Banjë dhe Moglicë. Jeni të mirëpritur të na vizitoni  dhe të merrni informacion të mëtejshëm rreth aktiviteteve tona.

Kontrata e Koncesionit e DHP-së me Qeverinë e Shqipërisë është e bazuar në modelin BOOT. Koncesioni është nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë më 19.12.2008 dhe është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me anë të Ligjit nr. 10083, datë 23.02.2009, i ndryshuar.

BOOT do të thotë:

B - (Build) - Ndërtim: Ndërtimi i hidrocentraleve.

O – (Own) - Pronësi: Pas ndërtimit, DHP është pronar i centraleve dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e tyre.

O – (Operate) - Operim: DHP operon hidrocentralet për të prodhuar hidroenergji.

T – (Transfer) - Transferim: Pas përmbushjes së detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, pronësia e centraleve do i transferohet Republikës së Shqipërisë.