Hidroenergjia në Shqipëri

Statkraft në Shqipëri po zbaton Projektin Hidroenergjetik të Devollit, projekti më i madh privat hidroenergjetik në Shqipëri në 30 vitet e fundit

Statkraft është e hapur dhe vazhdon të investigojë oportunitete të mundshme për të zgjeruar investimet e saj në hidroenergji në Shqipëri dhe në Europën juglindore.

Hidroenergjia ka shumë avantazhe, që përfshijnë emetimet e ulëta, eficiencë e lartë, jetëgjatësi të madhe dhe fleksibilitet të lartë. Ky fleksibilitet është shumë i rëndësishëm kur kombinohet me teknologji të tjera si energjia nga era. Zhvillimi dhe operimi i hidrocentraleve lehtëson përdorime të shumfishta të trupave ujore. Me shembuj si ujitja, furnizimi me ujë, transporti dhe rekreacioni. Gjithashtu, në shumë zona kontrolli i përmbytjeve nëpërmjet rezervuarëve është shumë i rëndësishëm.