Vizioni dhe Vlerat

Nëpërmjet ekspertizës së saj ndërkombëtare, Statkraft në Shqipëri është e angazhuar të ofrojë standarde dhe praktika të industrisë së mirë Europiane në ndërtimin e hidrocentraleve optimale dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme në harmoni me mjedisin.

Ne jemi të angazhuar të:

  • Ofrojmë energji të pastër.
  • Integrojmë vlerat e Statkraft dhe të jemi Kompetent, Të përgjegjshëm dhe Inovativ.
  • Ofrojmë një mjedis pune të karakterizuar nga barazia, diversiteti dhe respekti i ndërsjelltë, ku çdokush ka mundësinë për të kontribuar në suksesin e biznesit dhe të arrijë potencialin e vetë.
  • Arrijmë ekuilibër ndërmjet faktorëve ekonomikë, mjedisorë dhe social në të gjitha aktivitetet.