Etika e Biznesit

Statkraft ka një angazhim të fortë në bërjen e biznesit në pëputhje me standardet më të larta të sjelljes me etikë të përgjegjshme dhe ka tolerance zero për korrupsionin

  • Ne kemi tolerancë zero ndaj korrupsionit në të gjitha format e tij dhe nuk bëjmë kompromise ndaj këtij angazhimi, pavarësisht objektivave tregtare

Angazhimi i Statkraft ndaj një niveli të lartë integriteti është reflektuar qartësisht në Kodin e Sjelljes, nën patronazhin dhe miratimin e Bordit të Drejtorëve. Kodi i Sjelljes përshkruan se si punohet me Statkraft dhe i aplikohet kujtdo që operon në emer të kompanive të Statkraft Group. Statkraft ka adoptuar gjithashtu nje dokument per me kërkesat e etikës që jep detaje të mëtejshme. Politikat tona nuk lënë vend për dyshim rreth pozitës tonë ndaj korrupsionit: ne punojme kundër të gjitha formave të praktikave korruptive, përfshirë ryshfetin dhe pagesat e lehtësimeve.

Statkraft ka pranuar dhjetë parimet e United Nations Global Compact, që përfshijnë një standard të qartë për etikën në biznes. Si anëtar i Global Compact, ne raportojmë në bazë vjetore progresin tonë në trupëzimin e etikës tonë në biznes në të gjitha pjesët e organizatës tonë.

Raportimi i shqetësimeve (whistleblowing)

Statkraft beson se të qenit të hapur dhe pasja e një komunikimi të mirë në të gjithë organizatën promovon një kulturë pune më të mirë. Statkraft e pranon riskun e shkeljeve të Kodit të Sjelles dhe nxit vullnetin e punonjësve dhe palëve të jashtme për të ngritur shqetësime me qëllim që të mbajmë standarde të larta etike.

Për më shumë informacion rreth si të paraqiten shqetësime klikoni këtu.

 

Kodi i Sjelljes i Statkraft       

Title Size Type
Statkraft's Code of Conduct 0.1MB .PDF
Statkraft's Supplier Code of Conduct 0.1MB .PDF