Shëndeti, Siguria dhe Mjedisi

Kujdesi për njerëzit është në bërthamën e kulturës së Statkraft-it. Mjedisi i punës i sigurt dhe i shëndetshëm është parësor dhe aplikohet kudo që jemi. Objektivi i Statkraft është të kemi zero dëmtime serioze për punonjësit tanë si edhe për personelin e kontraktorëve, furnitorëve, partnerëve apo palëve të treta.

Shëndeti dhe Siguria

Statkraft punon aktivisht dhe sistematikisht për të krijuar një kulturë sigurie të bazuar në vlera, në transparencë, me kërkesa të qarta dhe një dëshirë për përmirësim të vazhdueshëm. Me qëllim për ta arritur këtë, Statkraft ka formuluar një program për të fuqizuar punën lidhur me shëndetin dhe sigurinë. Programi përmban p.sh. indikatorë të lartë për performancën në shëndet dhe siguri, fokus i shtuar në aktivitetet me risk të lartë dhe module trajnimi për grupe të ndryshme brenda kompanisë.

Punonjësit e Statkraft marrin trajnim për riskun e sigurisë të përshtatur për situatën e punës së tyre.  Një kurs bazë i bazuar ne web është i disponueshëm për të gjithë punonjësit. Më tej, ka edhe kurse më të qenësishëm që synojnë operacione specifike apo aktivitete të projektit të cilat për shembull mbulojnë identifikimin e risqeve të sigurisë, punimet në lartësi, trajtimi i instalimeve të lëvizshme, siguria e trafikut, instalimet elektrike, planifikimi dhe koordinimi i punës së sigurisë dhe punës për përgatitjen për emergjenca.

Mjedisi

Bërthama e biznesit të Statkraft janë hidroenergjia dhe energjia nga era. Të dyja këto teknologji kanë një gjurmë të ulët karboni, por ashtu si çdo formë energjie, ato shkaktojnë ndërhyrje në ekosistemet dhe peisazhin. Objektivi i Statkraft është që këto ndërhyrje të jenë sa më të lehta që të jetë e mundur, dhe të përshtaten me kushtet lokale.