
Statkraft në Shqipëri
Në kuadër të zgjerimit në tregjet ndërkombëtare, Statkraft ka vendosur praninë e saj në Shqipëri prej vitit 2007. Prej kësaj kohe, Statkraft ka investiguar projekte të mundshme në Shqipëri, që kanë kulmuar me vendimin për investim për të ndërtuar Projektin Hidroenergjetik të Devollit.
Aktiviteti aktual kryesor i Statkraft në Shqipëri është përfundimi i ndërtimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit dhe prodhimi i energjisë elektrike nëpërmjet tij.
Një element i rëndësishëm i operacioneve në Shqipëri është tregtimi i energjisë elektrike të prodhuar nga Projekti Hidroenergjetik i Devollit si edhe veprimtaria si operator në tregun energjisë elektrike në Shqipëri.
Operacionet në Shqipëri realizohen nëpërmjet kompanive vartëse Devoll Hydropower Sh.A. dhe Statkraft Renewables Albania Sh.p.k.
Statkraft është e hapur dhe vazhdon investigon oportunitete potenciale për të zgjeruar investimet e saj në Shqipëri dhe në Europën Jug Lindore.