Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Vend pune i shëndetshëm dhe i sigurt

Ne e dimë se ndërtimi dhe operimi i infrastrukturës së energjisë së rinovueshme mund të jetë punë e rrezikshme që ka nevojë për standardet më të larta të shëndetit dhe sigurisë. Kujdesi për njerëzit është themelor në kulturën tonë, dhe punojmë vazhdimisht drejt objektivit tonë për zero lëndime.

Një mjedis pune i sigurt dhe i shëndetshëm është parakusht për ne kudo që të jemi në botë, qoftë nëse punojmë në hidrocentralet në Norvegji, apo në centralet fotovoltaike në Indi. Ne jemi të angazhuar në parandalimin e incidenteve dhe promovimin e një mjedisi pune pa lëndime apo dëmtime për punonjësit tanë, partnerët tanë në biznes dhe grupet e interesit vendore.

Objektivi ynë është që çdokush duhet të kthehet në shtëpi i sigurt nga puna me Statkraft, dhe që ata që ndikohen nga operimet tona të jenë të mbrojtur. Punojmë në mënyrë konstante për përmirësimin dhe zgjerimin e iniciativave qoftë të brendshme apo të jashtme që lidhen me shëndetin dhe sigurinë.