Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Grupi Statkraft

Statkraft prodhon energji të pastër prej më shumë se një shekull. Sot jemi prodhuesi më i madh në Europë i energjive të rinovueshme dhe kompani globale në operacionet e tregjeve të energjisë. Ne ekzistojmë për të drejtuar zhvendosjen tek energjitë e rinovueshme. Ky ka qenë misioni ynë prej fillimit, dhe vazhdojmë të jemi në krye.

Turbine wheel
Photo: Lars Petter Pettersen

Turbine wheel by Tysso 2 hydropower plant in Norway

Çfarë bëjmë

Në Statkraft, zhvillojmë dhe operojmë asete të energjisë së rinovueshme nga hidroenergjia, energia nga era, dielli, gazi dhe biomasa, ofrojmë ngrohje në nivel qendror si edhe blejmë e shesim energji. Këtë e realizojmë në mënyrë që të mbajmë ajrin e pastër dhe fëmijët tanë të shëndetshëm, dimrat tanë të mbeten të ftohtë dhe e ardhmja e planetit tonë mbetet e ndritur.

Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë informacion

Green trees and water
Photo: Damian Heinisch

E ardhme e qendrueshme

Ne kontribuojme drejt një të ardhme më të qëndrueshme duke sjellë energjinë e rinovueshme pranë industrive, bizneseve, komuniteteve dhe shtëpive kudo në botë. Këtë e realizojmë duke investuar 100% të rritjes tonë tërësisht në energji të rinovueshme. 

Ne përpiqemi gjithmonë të kryejmë biznesin në mënyrë të qëndrueshme, duke kontribuar në mënyrë aktive në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals - SDGs).

Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë informacion

Numra që na bëjnë krenarë

  • 61 TWh
    Energji e prodhuar në harmoni me mjedisin
  • 93%
    Energji e rinovueshme
  • 4.000 të punësuar
    në 17 vende
Employees pointing forwards
Photo: Alexander Hagstadius

Our strategy

E ardhmja pa karbon ka nevojë për tre gjëra: diversitet brenda energjive të rinovueshme, strategji të mençura për menaxhimen e tyre me efektivitet, dhe përfitueshmëri. Statkraft e realizon këtë - në shkallë, me përfshirje dhe me inovacion të vazhdueshëm - këtë e bëjmë më së miri.

Strategjia jonë është të gjejmë oportunitetet më të mira në energji të rinovueshme në çdo vend, në çdo teknologji. Energjia e rinovueshme nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Duhet të jetë zgjidhja. 

Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë informacion

Smiling Statkraft employee with helmet
Photo: Hans Fredrik Asbjørnsen

Vlerat dhe parimet tona

Vlerat tona na përcaktojnë, bashkojnë dhe shtyjnë në misionin tonë për të drejtuar tranzicionin drejt energjive të rinovueshme. Vlerat tona janë Kompetencë, Përgjegjshmëri dhe Inovacion.

Kodi ynë i Sjelljes shpjegon se si vlerat tona udhëzojnë vendimmarrjen tonë dhe i aplikohet të gjitha kompanive pjesë e Grupit Statkraft dhe atyre që punojnë për ne apo me ne.

Vizitoni faqen tonë kryesore për më shumë informacion

Black and white image of man looking out over a fjord
Glomfjord, Norway
Photo: Statkraft

A pipeline inspection from Glomfjord in 1918 before HSSE was a focus.

125 vite energji e rinovueshme

Ne prodhojmë energji të rinovueshme prej më shumë se një shekulli, shumë më parë krizës nga ndryshimet klimatike. Është themel i nisur në Norvegji, dhe zgjerohet në mbarë globin për të shfrytëzuar furnizimin fleksibël të ujit, erës, diellit dhe bio-mbetjeve.

Vizitoni faqen tonë kryesore

Më shumë informacione rreth Grupit Statkraft