Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës

Në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit në Shqipëri, Statkraft po zhvillon një projekt inovativ me panele diellore lundruese në rezervuarin e Banjës.

Projekti pilot i Impiantit Fotovoltaik Lundrues të Banjës filloi zbatimin gjatë vitit 2020 dhe planifikohet të përfundohet në vitin 2021.

Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës përbëhet nga katër njësi lundruese secila prej 0.5 MWp. Njësitë lundruese janë të ankoruara në rezervuarin e Banjës, pranë digës së hidrocentralit të Banjës. Secila njësi me 70 metra diametër përbëhet nga një tubacion unazë polietileni dhe një membranë e papërshkueshme, në të cilën montohen panelet fotovoltaike.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me kompaninë norvegjeze Ocean Sun dhe me kontraktorë vendorë shqiptarë.

Investimi i planifikuar për këtë projekt është rreth 2 milion Euro.