
HEC Banjë
HEC Banja është HEC-i i parë që hyri në operim në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.
HEC Banja është zhvilluar në zonën e Qarkut të Elbasanit, në bashkitë Cërrik, Elbasan dhe Gramsh. Projekti trupëzoi ish strukturat e papërfunduara të projektit të hershëm të Banjës. Diga e re argjinature me bërthamë argjile të papërshkueshme është rreth 80 metra e lartë.
Përpara fillimit të ndërtimit, në periudhën 2009-2013, janë realizuar investigime, vrojtime dhe vlerësime intensive të aspekteve teknike, mjedisore dhe sociale.
Aktivitetet e ndërtimit janë zbatuar në periudhën 2013-2016 dhe punimet janë realizuar nga kontraktorë të specializuar ndërkombëtarë dhe kombëtarë.
HEC Banja ka filluar operimet tregtare në vjeshtën e vitit 2016. Ajo shfrytëzon një lartësinë ndërmjet 175 dhe 95 metra mbi nivelin e detit.
Rezervuari, në nivelin më të lartë të rregulluar prej 175 metra mbi nivelin e detit ka një sipërfaqe prej rreth 14 km². Rezervuari shtrihet nga diga deri pranë qytetit të Gramshit. Vellimi i përgjithshëm i rezervuarit është rreth 400 milion m³.
Centrali përbëhet nga 2 njësi të mëdha turbinash Francis dhe një njësi e vogël turbine Francis me një kapacitet total të instaluar prej rreth 72 MW. Prodhimi mesatar vjetor i energjisë është rreth 255 GWh.
HEC Banja lidhet me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike nëpërmjet një Linje Transmisioni 110 kV prej rreth 12 Km që lidh stacionin e HEC Banjë me Nën-Stacionin e Cerrikut.
Faqe të ngjashme

Projekti Hidroenergjetik i Devollit
Projekti Hidroenergjetik i Devollit është investimi më i madh privat në hidroenergji në Shqipëri në 30 vitet e fundit
Lexo më shumë

HEC Moglicë
HEC Moglicë është hidrocentrali më i madh në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.
Lexo më shumë