Jump to content Jump to navigation Jump to search

Replacewithtranslations
Global
Replacewithtranslations
Albania
Replacewithtranslations
Brazil
Replacewithtranslations
Chile
Replacewithtranslations
France
Replacewithtranslations
Germany
Replacewithtranslations
India
Replacewithtranslations
Ireland
Replacewithtranslations
Netherlands
Replacewithtranslations
Norway
Replacewithtranslations
Peru
Replacewithtranslations
Spain
Replacewithtranslations
Sweden
Replacewithtranslations
Turkey
Replacewithtranslations
United Kingdom
Replacewithtranslations
United States

Projekti Hidroenergjetik i Devollit

Projekti Hidroenergjetik i Devollit është investimi më i madh privat në hidroenergji në Shqipëri në 30 vitet e fundit

Zona e Projektit

Projekti Hidroenergjetik i Devollit ndodhet në Luginën e Lumit Devoll, në pjesën jug-lindore të Shqipërisë.

Sipas Kontratës së Koncesionit, zona e projektit apo koncesionit përcaktohet si zona e Lumit Devoll midis 95 dhe 810 metra mbi nivelin e detit, e cila ndodhet midis fshatit Banjë të Bashkisë Cërrik në Qarkun e Elbasanit dhe Bashkisë Maliq në Qarkun e Korçës.

Zona e ujëmbledhësit të Devollit mbulon pllajën e Korçës, shtrirjen malore të mesme të lumenjve Devoll dhe Tomorricë deri në Gramsh dhe fshatrat kodrinorë të valëzuar nga Gramshi deri në Kozarë. Në Kozarë në rrethin e Kuçovës, Lumi Devoll bashkohet me Lumin Osum dhe formohet Lumi Seman, i cili derdhet në detin Adriatik.

Zona direkte e projektit shtrihet në qarkun e Elbasanit dhe Korçës dhe zbatohet në bashkitë aktuale të Cërrikut, Elbasanit, Gramshit, Maliqit dhe Korçës.

Skema e Projektit:

Projekti Hidroenergjetik i Devollit konsiston në projektimin, planifikimin, ndërtimin dhe operimin e dy hidrocentraleve, HEC Banja dhe HEC Moglicë, me një kapacitet të instaluar prej rreth 269 MW dhe prodhim të rreth 700 GWh/vit. Vendimi për investimin e një hidrocentrali të tretë, HEC Kokël, do të shqyrtohet pas përfundimit të dy hidrocentraleve të parë.

Skema e projektit është zhvilluar bazuar në një koncept të paraqitur pranë Qeverisë së Shqipërisë nga kompania austriake EVN AG, kompani e cila ka qenë partner zhvillues i Statkraft deri më 2013, moment i në të cilin Statkraft ka blerë aksionet e EVN dhe është pronar i vetëm i Devoll Hydropower Sh.A.

Projekti filloi aktivitetet e para në terren në kuadër të Fazës Para-Ndërtimore në vitin 2009, pas miratimit nga Parlamenti Shqiptar i Kontratës së koncesionit.  Në vitin 2013 filloi ndërtimi i HEC Banja, e cila përfundoi dhe hyri në operim në vitin 2016. Ndërtimi i HEC Moglicë filloi në vitin 2015 dhe operimi i hidrocentralit filloi në vitin 2020.

Kosto e investimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit është vlerësuar rreth 590 milion Euro.