Jump to content Jump to navigation Jump to search

Replacewithtranslations
Global
Replacewithtranslations
Albania
Replacewithtranslations
Brazil
Replacewithtranslations
Chile
Replacewithtranslations
France
Replacewithtranslations
Germany
Replacewithtranslations
India
Replacewithtranslations
Ireland
Replacewithtranslations
Netherlands
Replacewithtranslations
Norway
Replacewithtranslations
Peru
Replacewithtranslations
Spain
Replacewithtranslations
Sweden
Replacewithtranslations
Turkey
Replacewithtranslations
United Kingdom
Replacewithtranslations
United States

Deklaratë e privatësisë

Respekti për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale është pjesë e kulturës së korporatës në Statkraft. Kjo na mundëson të mbajmë një ambient ku klientët, furnitorët tanë si edhe grupet e tjera të interesit mund t’i besojnë Statkraft-it për të procesuar të dhënat e tyre personale.

Si klient, furnitor apo pjesë e grupeve të interesit, për ne është e rëndësishme privatësia juaj. Ne jemi në përpjekje konstante për të garantuar përputhshmërinë e politikave të brendshme të mbrojtjes së të dhënave personale me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Kjo deklarate privatësie shpjegon se si, pse dhe për sa kohë Statkraft proceson të dhënat tuaja personale.

Të dhënat personale që procesojmë

Statkraft mbledh të dhëna personale për të operuar me efektivitet dhe t’ju ofrojë shërbimet e nevojshme. Ne përpunojmë të dhëna për klientët dhe furnitorët, që përfshijnë:

  • Informacione kontakti të personave përkatës të përfshirë
  • Informacion lidhur me llogaritë
  • Kufijtë e shpenzimeve, shpenzimet dhe modelet e shpenzimeve
  • Detaje rreth autoritetit të asaj që jeni të autorizuar të bëni në emër të organizatës që përfaqësoni (klientë dhe furnitorë)

Gjithashtu procesojmë të dhëna të menaxhimit mjedisor dhe social, që përfshijnë informacione rreth grupeve të interesit lokale dhe informacion që mund të lidhet me mjetet e jetesës, shëndetin, informacione kontakti dhe informacion tjetër të ngjashëm.

Më tej, procesojmë te dhëna të tjera për partneret dhe grupet e interesit, që përfshin informacion rreth politikanëve, kontakte të shtypit dhe gazetareve si edhe grupe të tjera interesi.

Përse i procesojmë të dhënat tuaja personale

Statkraft i proceson të dhënat tuaja personale për të ofruar dhe prokuruar mallra ose shërbime nga dhe për organizatën tuaj. Për shembull, i procesojmë të dhënat tuaja personale për:

  • Për të garantuar linja të mira komunikimi me furnitorët dhe klientët tanë
  • Për të garantuar sigurinë dhe disponibilitetin e shërbimeve tona
  • Për të përmirësuar shërbimet tona dhe kanalet e komunikimit
  • Për qëllime të marketingut dhe qëllime të tjera të marrëdhënieve me klientët
  • Për qëllime të menaxhimit të kontratave
  • Për të menaxhuar shërbime tregtimi
  • Për qëllime të komunikimit dhe mediave sociale
  • Për qëllime auditimi, kontrolli dhe shqyrtimi
  • Për qëllime të reagimit në rast emergjencash
  • Për qëllime të kontrollit të përputhshmërisë dhe diligjencës
  • Për qëllime prokurimi
  • Për qëllime rekrutimi

Si i mbledhim të dhënat tuaja personale

Ne i mbledhim te dhënat tuaja personale nga burime te ndryshme. Ju i jepni disa nga këto të dhëna direkt nëpërmjet një marrëdhënie me klientin apo furnitorin. Të dhëna të tjera mblidhen nga aktivitetet tuaja si klient, furnitor apo grup interesi. Gjithashtu mbledhim të dhëna edhe nga burime të tjera.

Me poshtë paraqiten disa situata ku procesojmë të dhënat tuaja personale:

Informacion i vënë në dispozicion nga ju, si p.sh.:

  • Kur ju nënshkruani/hyni ne kontrata / marrëveshje me ne
  • Kur ju na paraqisni formularë të plotësuar
  • Kur ju hyni në faqet tona të internetit apo përdorni platformat tona të medias sociale
  • Kur ju hapni një llogari si klient apo furnitor me ne
  • Kur ju na dërgoni email apo na kontaktoni nëpërmjet mjeteve të tjera

Informacion që e marrim nga aktivitetet tuaja si klient, furnitor apo grup tjetër interesi, si p.sh.:

  • Përdorimi juaj i portaleve tona të tregtimit
  • Përdorimi juaj i faqeve tona të internetit
  • Kur porosisni produkte apo shërbime nga ne

Informacion i mbledhur nga pale të treta, si p.sh.:

  • Autoritete publike
  • Institucione të kreditit
  • Informacion tjetër i disponueshëm publikisht

Mbajtja e të dhënave tuaja personale

Statkraft i mban të dhënat personale për sa kohe është e nevojshme për të përmbushur qëllimin e mbledhjes së tyre. Të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe fshihen në përputhje me ligjet në fuqi.

Arsyet se pse ne i ndajmë të dhënat tuaja personale

Ne i ndajmë të dhënat tuaja personale me:

Kompani të tjera në grupin e Statkraft

Deri në arritjen e qëllimeve të sipërpërmendura të dhënat tuaja ndahen me kompani të tjera në grupin e Statkraft.

Statkraft aktualisht është duke zbatuar rregullat detyruese të korporatës (Binding Corporate Rules - BCR). BCR do të vendose një bazë ligjore për transferimin brenda-grupit të të dhënave personale jashtë bashkimit europian / zona ekonomike europiane dhe do të jenë të detyrueshme për të gjithë grupin e Statkraft.

Furnitorët

Ne përdorim një numër furnitorësh të cilët ofrojnë shërbime të tilla si shërbime dhe mbështetje IT, shërbime cloud, etj. Ne mund të lejojmë furnitorë të tille të kenë akses / marrin të dhënat tuaja personale për aq sa janë të nevojshme që të merren këto shërbime.

Ne do të garantojmë marrëveshje të përshtatshme të procesimit të të dhënave me furnitorët tanë për qëllimin e mbrojtjes së privatësisë tuaj. Kur përdoren përpunues jashtë Bashkimit Europian / Zona Ekonomike Europiane, ne do të garantojmë qe të ekzistoje një baze ligjore për transferimin e të dhënave personale.

Autoritetet publike

Ne do të shpallim të dhënat tuaja personale në rastet kur kërkohet me ligj, kur kërkohet apo urdhërohet nga gjykata, agjenci administrimit apo gjykate qeveritare apo në përgjigje të një procesi ligjor.

Si i sigurojmë të dhënat tuaja personale

Statkraft është e angazhuar në mbrojtjen dhe sigurimin e të dhënave tuaja personale.

  • Ne menaxhojmë informacion në mënyrë që të jetë i saktë, i disponueshëm dhe të trajtohet me ndjeshmërinë e nevojshme.
  • Ne përdorim një varietet të teknologjive dhe procedura të sigurisë së informacionit për të ndihmuar mbrojtjen nga aksesi, përdorimi apo publikimi i paautorizuar i të dhënave tuaja personale.
  • Ne e kufizojmë aksesin në të dhënat tuaja personale vetëm për personelin dhe palët e treta që ju jepet detyra për procesimin e këtyre të dhënave në emër të Statkraft. Këto palë janë subjekt ndaj kërkesave strikte lidhur me konfidencialitetin dhe Statkraft mund të zbatojë veprime disiplinore apo të përfundojë marrëveshjen me ta nëse këto kushte nuk përmbushen.

Kush është përgjegjës per të dhënat tuaja personale

Statkraft AS është kontrolluesi dhe është përgjegjës për vendimet kryesore për qëllimet dhe mjetet e procesimit të të dhënave tuaja personale. Kompanitë e ndryshme vartëse të Statkraft janë përgjegjës për aktivitete të procesimit të përzgjedhur brenda sferës së tyre të kontrollit.

Baza ligjore për procesimin e të dhënave tuaja personale

Statkraft proceson të dhënat personale vetëm nëse, dhe deri ne kufirin e nevojshëm qe aplikohet të paktën një nga kushtet e mëposhtme:

  • Subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të tij / saj për një a më shume qëllime
  • Procesimi është i nevojshëm për përmbushjen e një kontrate në të cilën subjekti i të dhënave është pjese apo me qellim që të ndërmerren hapa bazuar në kërkesën e subjektit të të dhënave përpara se të hyhet në një kontratë
  • Procesimi është i nevojshëm për përputhshmërinë e detyrimit ligjor ndaj të cilit kontrollori i nënshtrohet
  • Procesimi është i nevojshëm me qëllim që të mbrohen interesat jetësore të subjektit të të dhënave apo të një tjetër personi natyror
  • Procesimi është i nevojshëm për kryerjen e një detyre që realizohet në interes publik apo në ushtrimin e autoritetit ligjor që e ka kontrollori
  • Procesimi është i nevojshëm për qëllimet e interesave të ligjshme që ndiqen nga kontrollori apo nga një palë e tretë, përveç ku këto interesa mbivendosen nga interesat apo te drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave që kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale

Të drejtat tuaja

Në çdo kohe ju keni të drejtë të na kërkoni:

  • T’ju japim detaje rreth se si i përdorim të dhënat tuaja personale
  • T’ju japim një kopje të informacionit që ju na keni vënë në dispozicion
  • Përditësimin / korrigjimin e të dhënave tuaja personale
  • Të japim informacion rreth logjikes që përdoret në përpunimin automatik të të dhënave tuaja personale në rast të vendim-marrjeve të automatizuara
  • Të fshijmë çdo informacion personal për të cilin nuk kemi më bazë ligjore për ta procesuar
  • T’ju japim të dhënat tuaja personale në format të strukturuar, sipas përdorimeve të zakonshme dhe të lexueshme nga një makineri apo t’i transmetojmë këto të dhëna në një kontrollor tjetër
  • Të ndalojmë procesimin specifik kur kjo bazohet në interesa të ligjshme përveçse kur arsyet tona për procesimin e informacionit e tejkalojnë çdo paragjykim në të drejtat e të dhënave tuaja personale
  • Të kufizojmë se si e përdorim informacionin ndërsa është nën hetim një ankese
  • Të paraqisni një ankese nëpërmjet informacioneve të kontaktit në këtë deklaratë të privatësisë apo pranë një autoriteti rregullues përkatës

Si të na kontaktoni

Nëse keni kërkesa, pyetje apo ankesa rreth mënyrës se si ne i procesojmë të dhënat tuaja personale, luteni të na kontaktoni në privacy@statkraft.com.

Rreth kësaj deklarate të privatësisë

Kjo deklaratë e privatësisë bazohet në kërkesat e transparencës në Rregulloren (BE) 2016/679 (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave – General Data Protection Regulation). Kjo deklarate e privatësisë do të përditësohet kur të jetë e nevojshme. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë dokument.

Related content

Etika e biznesit dhe përputhshmëria

Ne kemi zero tolerancë për korrupsionin, punojmë për të garantuar konkurrencë të rregullt, të shmangim partner biznesi jo-etik, të mbrojmë të dhënat personale dhe të parandalojmë të gjitha format e mashtrimit.

Lexoni më shumë

Rreth cookies

Ne përdorim cookies për të garantuar funksionimin e faqes tonë të internetit.

Lexoni më shumë

Statkraft.al njoftim ligjor

Termat e përdorimit të faqes së internetit të Statkraft / Devoll Hydropower Sh.A. përfshijnë detyrime, përgjegjësi të palëve të treta dhe të drejta të kopjimit dhe pronësisë intelektuale.

Lexoni më shumë