Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Turkey flag icon
Turkey
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Devoll Hydropower Sh.A.

Devoll Hydropower Sh.A. (DHP) është një kompani shqiptare në pronësi dhe e operuar nga Statkraft.

Bazuar në Kontratën e Koncesionit nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë dhe miratuar nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2009, DHP është përgjegjëse për ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve Banjës dhe Moglicës, pjesë e kaskadës së Devollit, përgjatë Luginës së Lumit Devoll, në jug-lindje të Shqipërisë.

DHP aktualisht operon hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, prodhon dhe tregton energji elektrike të rinovueshme prej tyre. DHP integron vizionin dhe vlerat e Statkraft, me fokus të veçantë në Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin. DHP është e angazhuar të operojë me standarde të larta të integritetit.

DHP ka zyrat e saj në Tiranë dhe Banjë, si edhe operon Zyra të Informimit të Publikut në Banjë . Jeni të mirëpritur të na vizitoni  dhe të merrni informacion të mëtejshëm rreth aktiviteteve tona.

Kontrata e Koncesionit e DHP-së me Qeverinë e Shqipërisë është e bazuar në modelin BOOT. Koncesioni është nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë më 19.12.2008 dhe është miratuar nga Parlamenti Shqiptar me anë të Ligjit nr. 10083, datë 23.02.2009, i ndryshuar.

BOOT do të thotë:

B - (Build) - Ndërtim: Ndërtimi i hidrocentraleve.

O – (Own) - Pronësi: Pas ndërtimit, DHP është pronar i centraleve dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e tyre.

O – (Operate) - Operim: DHP operon hidrocentralet për të prodhuar hidroenergji.

T – (Transfer) - Transferim: Pas përmbushjes së detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, pronësia e centraleve do i transferohet Republikës së Shqipërisë.



Faqe të ngjashme