Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Projekt-propozimi për vendosjen e një Impianti Fotovoltaik lundrues me kapacitet 2 MW në rezervuarin e Banjës pranohet nga autoritetet shqiptare

22 dhj, 2018

Ministria shqiptare e Energjisë ka pranuar aplikimin e Statkraft Renewables Albania për zhvillimin e një Impianti Fotovoltaik lundrues me kapacitet 2MW në rezervuarin e HEC Banjë.

Ky projekt synon të jetë pjesë e programit tonë të Kërkimit dhe Zhvillimit për impiantet diellore lundruese. Projekti-propozimi ofron një zgjidhje teknologjike bashkëkohoreqë do të mundësojë mos-prekjen e tokës dhe shfrytëzimin e sipërfaqes ujore të rezervuarit të Banjës.

Megjithëse si koncept nuk është i ri, Statkraft planifikon që nëpërmjet këtij projekti të eksplorohet fizibiliteti i aplikimeve në shkallë të gjerë i paneleve diellore të lidhura direkt me një membranë lundruese, gjë që lejon ftohjen e paneleve dhe përdorim eficient të tokës. Në momentin e komercializimit kjo teknologji synon të sjellë në treg një aplikim me efektivitet në kosto për impiantet diellore.

Ky projekt do lejojë aplikimin në shkallë më të gjerë në botë të kësaj teknologjie deri tani. Impianti lundrues do të lidhet më një zgjidhje që do të lejojë lëvizje automatike dhe të pakufizuar te paneleve diellore pa ndikuar regjimin operacional të rezervuarit apo HEC Banjë.

Kur të ketë përfunduar tërësisht, impianti do të konsistojë në katër njësi qarkore, secila me diametër prej 72 metra, mbështetur nga struktura tubacionesh polietileni me dendësi të lartë. Impianti diellor do të mbulojë një sipërfaqe prej rreth 16,000 metra katrorë dhe do të ketë një kapacitet total prej 2 MW. Vetë membrana është bërthama e kësaj teknologjie. Është më pak se një milimetër e trashë dhe përbëhet nga poliestër mbuluar me një shtresë polimeri. periudha e ndërtimit vlerësohet të vazhdojë rreth 10 muaj, me synimin për të nisur punimet në prill 2019.