Global flag icon
Global
Albania flag icon
Albania
Brazil flag icon
Brazil
Chile flag icon
Chile
Croatia flag icon
Croatia
Finland flag icon
Finland
France flag icon
France
Germany flag icon
Germany
India flag icon
India
Ireland flag icon
Ireland
Italy flag icon
Italy
Netherlands flag icon
Netherlands
Norway flag icon
Norway
Peru flag icon
Peru
Poland flag icon
Poland
Portugal flag icon
Portugal
Spain flag icon
Spain
Sweden flag icon
Sweden
Türkiye flag icon
Türkiye
United Kingdom flag icon
United Kingdom
United States flag icon
United States

Ndërtimi i impiantit fotovoltaik lundrues në rezervuarin e Banjës gati për të filluar

16 qer, 2020

Statkraft dhe furnitori i saj Ocean Sun janë gati të nisin ndërtimin e projektit pilot të Impiantit Fotovoltaik Lundrues në rezervuarin e Banjës.

Projekti pilot ka një vlerë investimi prej rreth 2 milion Euro dhe ka është planifikuar të ndërtohet në rezervuarin e Banjës, ku Statkraft operon Hidrocentralin e Banjës prej 72 MW.

Tashmë që lejet e nevojshme janë marrë, kemi njoftuar Ocean Sun për zbatimin e fazës se parë të Projektit. Planifikojmë të nisim ndërtimin brenda Qershorit” thotë Tom Kristian Larsen, Këshilltar i Lartë për Strategjinë dhe Menaxhimin e Aseteve në Statkraft.

Në këtë fazë të parë, Ocean Sun do të dorëzojë një sistem të plotë 0.5 MWp DC bazuar në projektin e tyre inovativ të teknologjisë diellore lundruese. Impianti fotovoltaik lundrues do të ndërtohet si bashkëpunim ndërmjet Statkraft dhe Ocean Sun dhe planifikohet të përfundojë brenda vitit 2020.

Në varësi të performancës së njësisë së parë në përputhje me kërkesat, Statkraft do të vijojë me fazën e dytë të projektit, në të cilën do të shtohen edhe 3 njësi lundruese nga 0.5 MWp, duke e çuar kapacitetin e gjenerimit nga impianti fotovoltaik lundrues i Banjës në 2 MWp.

Testimi i teknologjive të reja në fushën e energjisë diellore në impiante lundruese është në përputhje me strategjinë e rritjes së Statkraft, drejt shtimit të kapaciteteve gjeneruese në prodhimin e energjive të rinovueshme nga uji, era dhe dielli. Nëse teknologjia rezulton me sukses dhe arrihet potenciali për konkurueshmëri në kosto, mund të realizohet një aplikim më i gjerë i impianteve fotovoltaike lundruese në vende të tjera ku operon Statkraft.

Ocean Sun është shumë e kënaqur për të filluar ndërtimin me Statkraft. Ky projekt përfaqëson instalimin e parë të konsiderueshëm në jug të Europës dhe një arritje në rrugën tonë drejt prodhimit të energjisë së rinovueshme me kosto konkurruese në nga impiantet fotovoltaike lundruese në mbarë botën” thotë Børge Bjørneklett, Drejtori i Përgjithshëm i Ocean Sun